KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Вучиќ во Собранието на ОН им се заблагодари на земјите што не го признаа Косово

Александар Вуиќи.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka falënderuar shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. 

Ai ka thënë se ka pasur presion ndaj tyre për të ndërruar qëndrim, por kanë qëndruar konsistentë. 

“Dua të falënderoj individualisht secilin nga 107 shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë të shpallur njëanshëm nga e ashtuquajtura Kosovë. E dimë se shumë prej jush keni qenë subjekt i presionit...Faleminderit që keni qenë konsistent. Që nuk e keni njohur pavarësinë e një pjese të territorit të Serbisë”, tha Vuçiq. 

Në fjalimin e tij Vuçiqi ka kritikuar sulmet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999. 

“Tentuan të merrnin 14 për qind të territorit të Serbisë. Kjo mund të duket si e kaluar e largët për ta, por plagët e vendosura në të drejtën ndërkombëtare janë të thella dhe të rënda”, tha Vuçiqi. 

Ai po ashtu ka folur për Marrëveshjen e Brukselit. 

“Dua të ju paralajmëroj të gjithë këtu, kujdes kur nënshkruani me fuqitë e mëdha. Kështu nënshkruam marrëveshjen e famshme të Brukselit në vitin 2013, duke tentuar të zgjidhim problemet mes serbëve e shqiptarëve nëpërmjet kompromisit. Gjitha obligimet e ndërmarra nga Serbia janë plotësuar. E vetmja që është dashur të plotësohet nga shqiptarët, asociacioni i komunave serbe, nuk është bërë deri tash. Është interesante që marrëveshja është bërë në prezencë të BE-së, por edhe është konfirmuar me nënshkrim nga BE-ja”, tha Vuçiq.