KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Вучиќ: Слушнав дека Тачи ќе добие строга казна

Вучиќ

Фото: Асошиетед прес

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pas vizitës që pati në Paris para pak ditësh ka dëgjuar se ish-presidenti i Kosovës dhe ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, mund të dënohet rëndë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Duke folur për procesin gjyqësor ndaj Thaçit, i cili bashkë me ish-krerë të tjerë të UÇK-së akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Vuçiq ka thënë se nuk e di se cili do të jetë vendimi përfundimtar.

Megjithatë, ai pretendoi se rreth 15 ditë më parë kishte marrë informacion nga shërbimet serbe se Thaçi mund të dënohej me një masë që do të mbulonte kohën e kaluar në paraburgim. Pati thënë se vendimi do të jetë kryesisht shfajësues. Por Vuçiqi thotë se ka marrë tjera informacione pas vizitës që pati në kryeqytetin francez. 

“Para 15 ditësh mora informacion se ai do të dënohej me një masë që mbulon kohën e paraburgimit; këtë e mora nga shërbimet tona. Tani, kur isha në Paris dhe bisedoja me disa liderë evropianë e botërorë, mora disa sinjale të ndryshme. Pas katër ditësh do të shohim se kush ka të drejtë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Danas.

Vendimi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit pritet të jepet më 16 shtator.