KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Вагоните испратени во Србија предизвикаа судири меѓу пратениците на Алијансата и ВВ

Возови

Фото: Илустрација

Riparimi i pesë vagonëve të Trainkos në Serbi ka nxitur përplasje politike mes deputetëve të Aleancës dhe atyre të Vetëvendosjes. Deputetja Time Kadrijaj e ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bashkëpunim me Serbinë, ndërsa ushtruesja e detyrës së ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se vagonët janë riparuar në Serbi edhe para ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet.

Nën akuza për bashkëpunim me Serbinë është vënë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nga deputetë të Aleancës. 

Shkas për këtë është bërë riparimi i pesë vagonëve të ndërmarrjes publike, Trainkos, në Zrenjanin të Serbisë.

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka publikuar një dokument, sipas të cilit, një komision i caktuar nga Trainkos kishte vizituar Serbinë më 7 nëntor 2024 për të testuar vagonët e riparuar.
Duke iu referuar këtij dokumenti, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bashkëpunim me Serbinë.

“Pas betejës ose pas sulmit të Banjskës, qeveria, në mënyrë që t'i vendoste taksë 100% sikurse i pati vendosur zotëri Ramush Haradinaj, ata e shpërblejnë Serbinë me gjysmë milioni për renovimin e vagonëve. Dhe ndërsa këtu flasin dhe akuzojnë të tjerët që kanë bashkëpunuar... Jo, jo! Ju po bashkëpunoni me Serbinë edhe Albin Kurti po bashkëpunon me Serbinë”, tha Kadrijaj. 

Trainkos është ndërmarrje publike, e cila menaxhon operimin me trena dhe si aksionar ka Qeverinë përmes Ministrisë së Ekonomisë. 

исто така Траинкос вели дека вагоните биле испратени на поправка во Србија од локалната компанија која го добила тендерот. Арбери Траинкос вели дека вагоните биле испратени на поправка во Србија од локалната компанија која го добила тендерот.

Kontrata për riparimin e vagonëve, në vlerë prej 423 mijë eurosh, i është dhënë më 2 prill 2024 kompanisë “Profitech” Sh.P.K., me bazë në Prishtinë. Kontrata nuk është e publikuar në platformën e Prokurimit Publik.

Deputetëve të Aleancës u është përgjigjur ushtruesja e detyrës së ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. 

Ajo ka thënë se vagonët janë dërguar për riparim në Serbi edhe para ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet.

“Vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin në Serbi për herë të parë më 2017, sapo janë blerë, në procedurë të nisur në kohë të Qeverisë Mustafa e të përuruar në kohë të Qeverisë Haradinaj, nga ministri Pal Lekaj. A ka qenë AAK-ja e brengosur për këtë çështje në vitin 2017 kur ministri i tyre e priste shiritin për vagonët e riparuar në Serbi?” – ka shkruar Rizvanolli. 

Rizvanolli ka publikuar edhe një dokument të datës 11 prill 2017, të ngjashëm me atë që kishte publikuar Haradinaj, si dhe një fotografi nga inaugurimi i vagonëve në Fushë-Kosovë.

исто така Османи и Курти изразуваат солидарност по трагичната железничка несреќа во Шпанија Арбери Османи и Курти изразуваат солидарност по трагичната железничка несреќа во Шпанија

Por, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se do ta padisë Rizvanollin për shpifje. Ai ka deklaruar se nuk ka qenë ministër në kohën kur është nënshkruar kontrata për riparimin e vagonëve.

“Qeveria Haradinaj është votuar më 9 shtator 2017, ndërsa unë zyrtarisht e kam marrë detyrën e ministrit më 11 shtator 2017. Prandaj, deklaratat dhe akuzat tuaja ndaj meje, se kinse i kam dhënë tender një kompanie serbe, janë të pavërteta dhe cenojnë rëndë reputacionin tim. Për këto deklarata do t’u drejtohemi organeve të drejtësisë dhe do të kërkojmë përgjegjësi ligjore për shpifje”, tha Lekaj. 
E ndërmarrja publike, Trainkos, në një reagim ka thënë se tenderi për riparimin e vagonëve është dhënë në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik dhe se ndërmarrja nuk ka mekanizëm juridik për të përcaktuar apo ndikuar në përzgjedhjen e nënkontraktorëve.

Trainkos ka publikuar edhe përgjigjet që, sipas ndërmarrjes, i ka marrë nga kompania “Profitech” lidhur me arsyen e dërgimit të vagonëve në Serbi, nevojën për leje dhe mundësinë e riparimit të tyre në një vend tjetër.

“Operatori Ekonomik ka njoftuar ndërmarrjen “Trainkos” si në vijim: 
1. Sepse vetëm ata mund t’i rregullojnë këta vagonë.
2. Ne njoftojmë doganën paraprakisht dhe kalojnë përmes Maqedonisë për në Serbi.
3. Jo, nuk ka pasur mundësi pasi qe nuk mund të rregullohen diku tjetër”, ka njoftuar Trainkos.

исто така Судот ги ослободи тројцата обвинети од обвиненијата за тројното убиство во Глоѓан, а двајца од нив ги осуди за нелегално поседување оружје Арбери Судот ги ослободи тројцата обвинети од обвиненијата за тројното убиство во Глоѓан, а двајца од нив ги осуди за нелегално поседување оружје

Trainkos në reagimin e saj ka njoftuar se do të bëhet një vlerësim i pavarur për të rishikuar nëse këto punime mund të realizohen edhe nga operatorët në shtetet e tjera dhe “në rast se vlerësohet se kjo është e mundur, atëherë do të shqyrtohen opsionet për ta trajtuar brenda kornizës ligjore” 

Po ashtu kjo ndërmarrje ka mohuar se është larguar një punonjës i saj lidhur me këtë çështje.