KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

На 7 работници во каменолом им е забрането да работат, а тројца други се казнети со 7 илјади евра

дробилка за камен

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se disa gurthyesve në Kosovë u janë ndaluar punimet derisa 3 të tjerë janë gjobitur me 7 mijë euro.

Ajo ka thënë se Inspektorati i Mjedisit ka ndaluar punimet në gurthyes që kanë operuar në kundërshtim me rregullat dhe kushtet ligjore, ndërsa 3 operatorë janë gjobitur për shkeljet e evidentuara. 

Masat janë ndërmarrë pas inspektimeve në Gjilan, Han të Elezit, Shtime, Suharekë, Mitrovicë, Viti, Lipjan dhe Prishtinë.

Sipas saj, procesi i verifikimit të gurthyesve ka nisur në mars, kur të gjithë operatorëve u është dhënë afat prej 15 ditësh për të dëshmuar përputhshmërinë me ligjin dhe kriteret mjedisore.

Pacolli ka treguar se nga rreth 200 gurthyes që kanë dorëzuar dokumentacionet, shumica nuk i kanë përmbushur kriteret.

"Rreth 200 gurthyes kanë dorëzuar dokumentacionin, i cili është shqyrtuar nga një komision i jashtëm i angazhuar nga Ministria në prill. Një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk i kanë përmbushur kriteret ligjore. Vetëm gjatë muajit gusht, punimet u janë ndaluar 16 gurthyesve. Inspektorati i Mjedisit është çdo ditë në terren dhe kontrollet do të vazhdojnë. Ndaj çdo operatori që vepron në kundërshtim me ligjin, ndot mjedisin apo nuk përmbush standardet e përcaktuara, do të ndërmerren masat ndëshkuese. Mbrojtja e mjedisit, tokës, ujit dhe ajrit është e pakompromis. Nuk do të lejojmë që përfitimi i askujt të vihet mbi shkatërrimin e mjedisit të Kosovës", tha ajo.