KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Траинкос вели дека вагоните биле испратени на поправка во Србија од локалната компанија која го добила тендерот.

Траинкос

Trainkos në reagim ka thënë se pesë vagonë të trenëve ishin dërguar për riparim në Zrenjanin të Serbisë në dhjetor të vitit 2024 nga kompania vendore “Profitech SHPK”, që kishte fituar tenderin në shkurt të atij viti. 

Trainkos ka thënë se ka kontaktuar me kompaninë “Profitech” për ta pyetur pse janë dërguar vagonët për riparim në Zrenjanin dhe kompania ka thënë se “vetëm atje mund të rregullohen këta vagonë”. 

“Kompania fituese është përgjegjëse për përzgjedhjen e nënkontraktorëve, dhe sipas Ligjit të Prokurimit Publik, ndërmarrja nuk ka mekanizëm juridik ta përcaktojë, apo në ndonjë mënyrë të ndikojë në përzgjedhjen e nënkontraktorëve.  Pas deklaratave të publikuara sot në medie, ndërmarrja ka kontaktuar operatorin “Profitech Sh.P.K”. për të marrë zyrtarisht informatat në vijim: 1. Cila është arsyeja që vagonët janë dërguar në Zrenjanin për riparim? ; 2. A është dashur të merret leje prej dikujt për dërgimin e tyre atje?; 3. A ka qenë e mundur të evitohet dërgimi i tyre atje? Operatori Ekonomik ka njoftuar ndërmarrjen “Trainkos” si në vijim: 1. Sepse vetëm ata mund ti rregullojnë keta vagonë; 2. Ne njoftojmë doganën paraprakisht dhe kalojnë përmes Maqedonisë për në Serbi; 3. Jo, nuk ka pasur mundësi pasi qe nuk mund te rregullohen diku tjetër”, thuhet në reagimin e Trainkos. 

Trainkos ka thënë se do të bëhet një vlerësim i pavarur për të rishikuar nëse këto punime mund të realizohen edhe nga operatorët në shtetë të tjera dhe “në rast se vlerësohet se kjo është e mundur, atëherë do të shqyrtohen opsionet për ta trajtuar brenda kornizë ligjore”. 

Trainkos “ka qartësuar edhe historikun dhe specifikat e riparimeve”. 

исто така Малиќи за убиството на 25-годишникот: Дозволеното оружје требало да се држи подалеку од осомничениот Арбери Малиќи за убиството на 25-годишникот: Дозволеното оружје требало да се држи подалеку од осомничениот

“Për hir të informimit të saktë dhe të plotë të publikut, ndërmarrja konsideron të rëndësishme të qartësohen historiku dhe specifikat e riparimeve. Në vitin 2017, vagonët në fjalë janë blerë nga Gjermania dhe po në të njëjtin vit janë riparuar në Zrenjanin. Asokohe, komisioni i ndërmarrjes kishte vizituar punishten në Zrenjanin për të bërë pranimin teknik të vagonëve. Është tendencioze dhe manipuluese që konteksti dhe historiku i riparimit të vagonëve të injorohet për qëllim të politikave ditore të cilat aspak nuk i shërbejnë interesit publik”, tha Trainkos. 

Po ashtu Trainkos demantoi se është larguar një punonjës lidhur me këtë çështje. 

“Gjithashtu, demantojmë kategorikisht edhe një tjetër dezinformatë që po qarkullon në publik: lajmin e pavërtetë se Trainkos ka larguar nga puna një punonjës të apostrofuar në media lidhur me këtë rast. Ndërmarrja nuk e ka përjashtuar nga puna punonjësin. I njëjti aktualisht është në procedurë para komisionit disiplinor për shkak të shkeljeve të shumta të detyrave të punës, përfshirë edhe mosvijimin në punë. Çdo tentativë për ta lidhur një procedurë të rregullt për shkelje të disiplinës në punë me situatën e vagonëve, është fabrikim dhe manipulim i radhës”, thuhet nga kompania. 

Lidhur me çështjen e riparimit të vagonëve në Serbi kanë reaguar deputetët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës. Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, tha se vizita në Serbi ishte bërë disa muaj pas sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023 ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. 

“Z. Kurti, ndoshta nuk ju ka njoftuar askush se zyrtarët e lidhur me Qeverinë tuaj shkojnë në Serbi. Ndoshta as mediat nuk i keni parë, por me dokument ka dalë dëshmia.  Ndoshta nuk e keni ditur, por sot nuk mund të thoni se nuk keni informacion. Prandaj, sot veproni!  Sot asgjë nuk ju shfajëson nëse nuk veproni!  Vagonët e trenave të Kosovës renovohen në Serbi. Me para të popullit të Kosovës. Me djersën e policëve, ushtarëve, arsimtarëve e ekonomisë së Kosovës. Vizita në Serbi e zyrtarëve të lidhur ne Qeverinë tuaj është bërë në vitin 2024. Apo nuk e keni ditur? S’ju kanë informuar?  Krejt kjo hiq pak muaj pas sulmit terrorist të grupit paramilitar të Serbisë në Banjskë. Pak muaj pasi ata vranë rreshterin e Policisë sonë, Afrim Bunjaku, tashmë Hero i Kosovës. TRAINKOS, z. Kurti, është ndërmarrje publike që në thelb për udhëheqëse kanë Artana Rizvanollin, të emëruar ministre nga ju. Ata funksionojnë me paranë e popullit të Kosovës, këtij populli të cilin e sulmoi Serbia përmes Grupit Paramilitar më 24 shtator 2023. Pra, zyrtarët e lidhur me Qeverinë tuaj pak kohë pas atij sulmi edhe bën kontratë me Serbi, edhe vizituan Serbinë. Dhe, unë prita që sot në mëngjes ju do ta largoni menjëherë dhe pakthyeshëm nga ekipi juaj Artane Rizvanollin.  E më pas, të fillojë procedura edhe ndaj zyrtarëve të përfshirë në këtë tmerr institucional”, ka shkruar Ramadani. 

исто така Вучиќ повторно зборува за мостот на Ибар, вели дека ќе разговара со Европејците, а потоа со Вашингтон Арбери Вучиќ повторно зборува за мостот на Ибар, вели дека ќе разговара со Европејците, а потоа со Вашингтон

“Pas betejës ose pas sulmit të Banjskës, qeveria, në mënyrë që t'i vendoste taksë 100% sikurse i pati vendosur zotëri Ramush Haradinaj, ata e shpërblejnë Serbinë me gjysmë milioni për renovimin e vagonëve. Dhe ndërsa këtu flasin dhe akuzojnë të tjerët që kanë bashkëpunuar... Jo, jo! Ju po bashkëpunoni me Serbinë edhe Albin Kurti po bashkëpunon me Serbinë”, ka deklaruar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj. 

E ministrja në detyrë Rizvanolli e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se vagonët ishin dërguar për riparim në Zrenjanin për herë të parë në vitin 2017. 

“Vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin në Serbi për herë të parë më 2017, sapo janë blerë, në procedurë të nisur në kohë të Qeverisë Mustafa e të përuruar në kohë të Qeverisë Haradinaj, nga Ministri Pal Lekaj. A ka qenë AAK-ja e bregosur për këtë çështje në vitin 2017 kur Ministri i tyre e prente shiritin për vagonët e riparuar në Serbi?” – ka shkruar Rizvanolli. 

E AAK-ja ka thënë në reagim se në atë kohë nuk ishte në pushtet.

исто така Поставувањето на албанското знаме на полициско возило во Туз, полицијата гони четири осомничени за прекршоци Арбери Поставувањето на албанското знаме на полициско возило во Туз, полицијата гони четири осомничени за прекршоци

“Deputetja Rizvanolli, e cila jashtëligjshëm ka uzurpuar postin e Ministres, për të cilën do të japë përgjegjësi, po përpiqet t’i fshehë skandalet e saj aktuale të bashkëpunimit me Serbinë. Dokumenti që deputetja Rizvanolli ka publikuar në profilin e saj zyrtar i takon datës 11 prill 2017, ndërsa Qeveria Haradinaj është votuar më 9 shtator 2017, plot pesë muaj pas dokumentit të cilit ajo po i referohet. Në vend që të merret me dështimet dhe bashkëpunimet e saj skandaloze, ministrja duhet t’u përgjigjet qytetarëve se edhe sa punëtorë të tjerë të ndërmarrjeve publike po i kërcënojnë me largim nga puna, vetëm pse po ua shfaqin skandalet dhe po guxojnë të thonë të vërtetën në rrjete sociale, siç është rasti i fundit në Trainkos. Tregojini opinionit se pse edhe sot e kësaj dite, këta ekspertë nga Serbia gjenden dhe operojnë lirshëm brenda hapësirave të Trainkos. Nuk pritet asgjë përpos gënjeshtrave prej njerëzve që ilegalisht i kanë uzurpuar institucionet e shtetit dhe për të cilët, e ritheksojmë edhe një herë, se do të japin përgjegjësi”, thuhet në reagimin e AAK-së.