KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

ПИСА тестот открива алармантни бројки низ целиот свет

Училиште

Фото: Дритон Пачарада

Programi i Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve ka nxjerrë të dhëna alarmuese në lexim dhe matematikë në nivel bote.

I njohur si PISA, ky studim botëror mat se sa kanë aftësi 15-vjeçarët, në matematikë, lexim dhe shkencë. Fillimisht është realizuar më 2000 dhe konsiderohet matja më me ndikim në çështjet e arsimit. Më 2025, më shumë se 760 mijë nxënës në 91 shtete u përfshinë në test.

Në periudhën 2015-2025, aftësitë në lexim kanë pësuar më së shumti rënie, duke rënë për 28 pikë në shtetet që janë pjesë e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Për 16 pikë pati rënie në shtetet tjera.

Në matematikë, në nivel mesatar pati rënie prej 22 pikësh në shtetet pjesë të OECD-së dhe tetë pikë në pjesën tjetër të botës.

Edhe në shkencë në nivel të përgjithshëm pati rënie.

Sipas të dhënave, gati çdo i treti 15-vjeçar konsiderohet me “performancë të ulët” në të tri drejtimet. Kjo nënkupton se ata kanë telashe në interpretim të të dhënave të thjeshta apo në deshifrimin e një grafiku. Në lexim, ata kanë vështirësi të gjejnë informacione në teskte të thjeshta. Në matematikë, nuk kuptojnë raportet mes njësive dhe çmimeve – aftësi themelore të nevojshme për blerje të ushqimeve.

Sipas studimit, 20 pikë janë ekuivalent i një viti me mësim. Kjo nënkupton se 15-vjeçarët tani po performojnë sikur të ishin 14-vjeçarë.

Autorët e studimit kanë thënë se një prej arsyeve të rënies së nivelit arsimor është mbyllja e shkollave për shkak të COVID-19. Ndikim mund të ketë pasur edhe inteligjenca artificiale. Më shumë se 40 për qind e nxënësve kanë thënë se e përdorur.

Edhe në Kosovë pati ngecje në këtë test. Sipas rezultateve, nxënësit e Kosovës kanë shënuar mesatarisht 357 pikë në shkencë dhe 340 pikë në lexim. Në krahasim me PISA 2022, rezultati në shkencë ka mbetur i pandryshuar, ndërsa në lexim ka shënuar rënie nga 342 në 340 pikë.

Прочитајте други ажурирања
ПИСА тест

Косово повторно заостанува на ПИСА тестот

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e testit PISA 2025, të cilat tregojnë se...