KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

„Врвни“ температури во сабота и недела

Топло време / Фото: КОХА

Фото: Архива

Фото: Албан Бујари

Vala e të nxehtit “do ta përvëlojë” Kosovën të shtunën dhe të dielën (22 dhe 23 gusht).

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën temperaturat maksimale do të lëvizin nga 32 deri në 38 gradë celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë celsius.

Nxehtë do të jetë edhe të dielën. Temperaturat maksimale megjithatë do të pësojnë ulje. Ato do të lëvizin mes 29 dhe 34 gradë celsius. Të dielën temperaturat minimale do të shkojnë nga 11 gradë deri në 16 gradë celsius.

IHMK-ja po ashtu ka rekomanduar që gjatë orëve me intensitet më të lartë, qytetarët të përdorin mbrojtje nga rrezatimi diellor.