Katër të akuzuarit për keqpërdorim të detyrës lidhur me autostradën “Arbën Xhaferi” në rastin “53-milionëshi” janë mbrojtur në heshtje në procesin e rigjykimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke deklaruar se mbështesin deklarimet e dhëna gjatë fazave të mëhershme të gjykimit të parë.
Ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, këshilltari i lartë politik i tij Eset Berisha, sekretari i Ministrisë Nebih Shatri dhe drejtori i Prokurimit në MI Besim Tahiri ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje.
Ata akuzohen për ndarjen e 53 milionë eurove për kompaninë “Bechtel & Enca”, e cila i ka realizuar punimet e autostradës Prishtinë–Han i Elezit, duke e injoruar opinionin e kompanisë mbikëqyrëse “Hill International”, që pati konstatuar se duhen paguar vetëm 14 milionë euro si dëmshpërblim kompanisë punëkryerëse për mosalokim të buxhetit konform dinamikës që parashihej në kontratën bazë për kryerje të punëve.
Provat që u administruan në seancë janë: Marrëveshja e Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë ndërtuese të autostradës “Arbën Xhaferi”- “Bechtel and Enka”, përgjigjja e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, informatat nga Zyra e Kryeministrit, dhe rendi i ditës së mbledhjes së Qeverisë.
Pas administrimit të këtyre provave, prokurori special Valdet Gashi paraqiti vërejtje, duke thënë se këto prova janë jorelevante për rastin pasi që si Prokurori kanë theksuar se kontestuese është baza ligjore për pagesën prej 53 milionë eurosh për punët në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Ndërkaq mbrojtja e Lekajt, avokati Artan Qerkini tha se kjo provë pikërisht vërteton se Lekaj nuk kishte dashje në kryerje të veprës penale dhe se vetëm ka zbatuar vendimin e Qeverisë për realizimin e pagesës shtesë për kompaninë ndërtuese “Bechtel and Enka”. Deklarimet e avokatit Qerkini u përkrahën nga mbrojtja e Shatriti, avokati Driton Musliut, e Tahirit, avokati Urim Vokshi dhe e Berishës, avokatja Teuta Xhema.
Gjithashtu, para deklarimit lidhur me mbrojtjen në heshtje të të akuzuarve, me propozim të avokatit Vokshi u administruan 5 vendime të Qeverisë së Republikës së Kosovës të viteve 2017 dhe 2018 që lidhen me shpronësimet e pronave.
Këto propozime u mbështetën nga avokatët tjerë, ndërkaq u kundërshtuan nga prokurori Gashi me arsyetimin se nuk është kontestuese shtyrja e afatit të punimeve si rezultat i shpronësimeve, mirëpo fakti se si është vlerësuar çështja e kompensimit për shtyrje të afatit të punimeve.
Pasi të akuzuarit u mbrojtën në heshtje, seanca u ndërpre për të vazhduar në të radhës me dhënien e fjalës përfundimtare nga palët në procedurë.
Во овој случај, Основниот суд во Приштина на 31 јануари 2024 година ги прогласи за виновни и ги осуди на 10 години и 3 месеци затвор заедно: Пал Лекај, Есет Бериша, Небих Шатри и Бесим Тахири.
Сепак, Апелациониот суд го врати случајот на повторно судење.