---
description: Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sërish me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, për çështjen e zgjedhjes së presi
title: Takohen sërish Kurti e Hamza
image: https://resources.koha.net/images/2026/February/28/609bf00f-f53c-4e1d-b12e-f49e30edc51d.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Takohen sërish Kurti e Hamza

![Takohen sërish Kurti e Hamza](https://resources.koha.net/images/2026/February/28/609bf00f-f53c-4e1d-b12e-f49e30edc51d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 28 shkurt 2026 16:18
- Shpërndaje në:

- 28 shkurt 2026 16:18
- Shpërndaje në:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sërish me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Kurti ka folur shkurt para hyrjes në Kuvend.

“Tash po shkojmë në takim; ne vazhdojmë dhe i maksimizojmë përpjekjet në mënyrë që javën e ardhshme të kurorëzohet me sukses”, ka thënë ai, raporton “Ekonomia Online”.

Kryetarët e dy partive më të mëdha në Kosovë ishin takuar edhe ditë më parë.

Kurti ishte takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

[Edhe ![Orët vendimtare, mes presidentit apo zgjedhjeve](https://resources.koha.net/images/2026/February/12/596b07f0-3837-4d22-8908-99a9871b6637.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 mar 2026 Orët vendimtare, mes presidentit apo zgjedhjeve](https://www.koha.net/arberi/oret-vendimtare-mes-presidentit-apo-zgjedhjeve)

Takimet e para nuk kanë rezultuar me ndonjë emër të përbashkët për kandidaturë për president.

Deri tash nuk është zyrtarizuar asnjë emër që i ka mbledhur 30 nënshkrime të deputetëve për të qenë kandidat për president.

Presidentja aktuale Vjosa Osmani ka shprehur ambiciet për të marrë edhe mandatin e dytë pesëvjeçar. Ajo u zgjodh më 4 prill 2021. Sipas Kushtetutës së Kosovës, një president i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, që do të thotë deri më 4 mars. Ambicie ka shprehur edhe akademiku Arsim Bajrami.

LVV-ja ka 57 deputetë në Kuvend. Bashkë me 9 të komuniteteve joshumicë koalicioni qeverisës nuk arrin të krijojë 80-shin e kërkuar nga Kushtetuta për pjesëmarrje në dy raundet e para të votimit për president. E pas diskutimeve që pati me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, u shpreh se as me 15 votat e këtij subjekti “nuk arrihet siguria e numrave”.

[Edhe ![Çështja e presidentit futet në orët e fundit pa marrëveshje politike](https://resources.koha.net/images/2026/March/03/6a8bf036-02f6-48d1-aff1-b252ddb58cc3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 mar 2026 Çështja e presidentit futet në orët e fundit pa marrëveshje politike](https://www.koha.net/arberi/ceshtja-e-presidentit-futet-ne-oret-e-fundit-pa-marreveshje-politike)

Sipas Kushtetutës, secili shtetas i Kosovës mund të nominohet kandidat për president po qe se i siguron nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve.

“Zgjedhja e presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjidhet president i Republikës së Kosovës. Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet president i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh”, thuhet në nenin 86 të Kushtetutës.

[#Albin Kurti](https://www.koha.net/tag/albin-kurti) [#bedri hamza](https://www.koha.net/tag/bedri-hamza)

Artikuj të ngjashëm

- [![Orët e fundit për presidentin, partitë ende pa marrëveshje](https://resources.koha.net/images/2026/February/13/0ac7792c-c4f5-4e49-b016-6757e8831645.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 mar 2026 Orët e fundit për presidentin, partitë ende pa marrëveshje](https://www.koha.net/arberi/edhe-tri-dite-afat-per-presidentin-partite-ende-pa-marreveshje)
- [![Tetë ditë deri në fund të afatit, partitë ende pa zgjidhje për president](https://resources.koha.net/images/2026/February/20/e19e8934-6aad-49f1-a55b-e1c035ebee57.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 shk 2026 Tetë ditë deri në fund të afatit, partitë ende pa zgjidhje për president](https://www.koha.net/arberi/tete-dite-deri-ne-fund-te-afatit-partite-ende-pa-zgjidhje-per-president)
- [![Kurti pas takimit me Abdixhikun: Do të përpiqemi t’i evitojmë zgjedhjet](https://resources.koha.net/images/2026/February/23/35965d9c-fdb3-499d-91c7-8287aec09121.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 23 shk 2026 Kurti pas takimit me Abdixhikun: Do të përpiqemi t’i evitojmë zgjedhjet](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kurti-pas-takimit-me-abdixhikun-do-te-perpiqemi-ti-evitojme-zgjedhjet)

[Botë.]() [OKB-ja thotë se bota po dështon për të frenuar ndryshimet klimatike, fajëson SHBA-në](https://www.koha.net/bote/okb-ja-thote-se-bota-po-deshton-per-te-frenuar-ndryshimet-klimatike-fajeson-shba-ne)

[Arbëri.]() [Rama vendos sërish karriget për dialog para Kryeministrisë](https://www.koha.net/arberi/rama-vendose-serish-karriget-per-dialog-para-kryeministrise)

[Arbëri.]() [Vizita transit e Mickoskit në Kosovë bllokon përkohësisht trafikun](https://www.koha.net/arberi/vizita-transit-e-mickoskit-ne-kosove-bllokon-perkohesisht-trafikun)

[Arbëri.]() [Sot universitetet në Shqipëri bojkotojnë procesin mësimor](https://www.koha.net/arberi/sot-universitetet-ne-shqiperi-bojkotojne-procesin-mesimor)

[Arbëri.]() [Dita e nëntë e protestave të studentëve në Shqipëri](https://www.koha.net/arberi/dita-e-nente-e-protestave-te-studenteve-ne-shqiperi)

[Botë.]() [Deputetes australiane i amputohen të dy këmbët pas goditjes me veturë](https://www.koha.net/bote/deputetes-australiane-i-amputohen-te-dy-kembet-pas-goditjes-me-veture)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Takohen sërish Kurti e Hamza","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/takohen-serish-kurti-e-hamza","datePublished":"2026-02-28T16:18:04+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:50:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":428,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sërish me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, për çështjen e zgjedhjes së presi","url":"https://www.koha.net/arberi/takohen-serish-kurti-e-hamza","keywords":"Albin Kurti, bedri hamza","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/February/28/609bf00f-f53c-4e1d-b12e-f49e30edc51d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
