KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Курти и Абдиџику повторно се среќаваат

Албин Курти - Лумир Абдиџику

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit kryeministri në detyrë Albin Kurti gjendet në takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. 

Burime të KOHËS bëjnë të ditur se takimi ka nisur rreth orës 16:00. 

Abdixhiku të martën pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se 6 prej 18 deputetëve të kësaj partie kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president. 

Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj e Janina Ymeri janë deklaruar se nuk do ta votojnë Sejdiun. 

E po të martën u takua edhe Grupin Parlamentar i Vetëvendosjes. Pas takimit Kurti tha se në këtë grup të gjithë ishin të pajtimit për kandidaturën e Sejdiut, por tha se me refuzimin e 6 deputetëve të LDK-së numri maksimal i votave që mund të sigurojnë është 74. 

Kurti tha se marrëveshja politike për të është ende valide, por shtoi se duhet të takohet sërish me Abdixhikun dhe më pas edhe me Kryesinë e Vetëvendosjes. 

Bekim Sejdiu u propozua të hënën si kandidat për president pas dakordimit të arritur mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.