KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Врховниот суд ја потврдува паричната казна за Уке Ругова

Уке Ругова

Gjykata Supreme e ka vërtetuar dënimin me gjobë ndaj deputetit Ukë Rugova, Izet Beqirit dhe Qeser Bahollit, të dënuar për armëmbajtje pa leje, e të liruar nga pikat e tjera të aktakuzës në rastin e vizave. Në këtë rast, të pandehurit akuzoheshin se duke vepruar si grup kriminal, për qëllime të përfitimit material, i kanë pajisur qytetarët në mënyrë të jashtëligjshme me viza shengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë

Dënimin me gjobë ndaj tashmë deputetit të LDK-së, Ukë Rugovës, Izet Beqirit dhe Qeser Bahollit, të dënuar për armëmbajtje pa leje, e të liruar nga pikat e tjera të aktakuzës në rastin e vizave, i ka vërtetuar Gjykata Supreme.

Në këtë rast, tre të pandehurit akuzoheshin se duke vepruar si grup kriminal, për qëllime të përfitimit material, i kanë pajisur qytetarët në mënyrë të jashtëligjshme me viza shengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë.

Sipas Gjykatës Supreme, ankesat e të pandehurve ndaj vendimit të Themelores dhe Apelit, nuk janë të përfshira në shkelje esenciale.

“Gjykata Supreme e Kosovës pasi i shikoi shkresat e lëndës dhe analizoi pretendimet e lartcekura të mbrojtësve të të dënuarve: Ukë Rugova, Izet Beqiri dhe Qefser Baholli konstatoi se aktgjykimet e kundërshtuara nuk janë të përfshira me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, apo me shkelje të tjera të dispozitave të procedurës penale, të cilat do të mund të ndikonin në ligjshmërinë dhe drejtshmërinë e këtyre aktgjykimeve, dhe as me shkelje të ligjit penal në dëm të të dënuarve në fjalë”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Kjo gjykatë i ka konsideruar të pabazuara edhe pretendimet e mbrojtësve të Ukë Rugovës dhe Izet Beqirit, sa i përket parashkrimit, pasi që në asnjë rast nuk ka arritur që të kalojë afati i parashkrimit.

“Gjykata Supreme e Kosovës i konsideron si të pabazuara edhe pretendimet e mbrojtësve të të dënuarve: Ukë Rugova dhe Izet Beqiri, në lidhje me shkeljen e ligjit penal në dëm të të dënuarve, në kuptim të moszbatimit të dispozitave ligjore që i referohen parashkrimit të ndjekjes penale. Meqë veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, për të cilat janë shpallur fajtor të dënuarit: Ukë Rugova dhe Izet Beqiri, janë kryer më datat 05- 06.02.2014, atëherë në kuptim të llogaritjes së afateve të parashkrimit duhet të zbatohet Kodi Nr.04/L-082 Penal i Republikës së Kosovës, datë 20.04.2012, pasi që Kodi Nr.06/L074 Penal i Republikës së Kosovës, datë 23.11.2018, ka parashikuar afate më të gjata të parashkrimit, andaj edhe si rezultat i kësaj, në këtë drejtim, nuk konsiderohet ligj më i favorshëm për të dënuarit”, ka bërë të ditur Supremja.

исто така Врховниот суд ја потврди доживотната казна на Дардан Криваќеса Арбери Врховниот суд ја потврди доживотната казна на Дардан Криваќеса

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit duke vepruar si grup kriminal, për qëllime të përfitimit material, i kanë pajisur qytetarët në mënyrë të jashtëligjshme me viza shengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë. Por, ata u dënuan për armëmbajtje pa leje, e u liruan nga pikat e tjera të aktakuzës në rastin e vizave.

Vendimi nga shkalla e parë për këtë rast ishte marrë në mars të vitit 2023.