KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Врховниот суд го враќа случајот на НПБ на повторно судење

врховен суд

Gjykata Supreme e ka kthyer në rigjykim kontestin ndërmjet shoqërive tregtare dhe Ndërmarrjes Publike Banesore. 

Gjykata ka aprovuar si të bazuara revizionet e paraqitura nga kompanitë “Made Group Construction” SH.P.K., ”Arkos” SH.P.K. dhe “Madekos” SH.P.K., e paditura Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. (NPB), si dhe pala ndërhyrëse Komuna e Prishtinës, në çështjen juridike-kontestimore lidhur me përmbushjen e kontratës ose kompensimin e dëmit material, përfshirë dëmin e zakonshëm dhe fitimin e humbur.

Me këtë vendim, Supremja e ka kthyer çështjen në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim.

Në gusht, Ndërmarrja Publike Banesore pati njoftuar se llogaritë e saj bankare janë bllokuar për shkak të një procedure përmbarimore që lidhej me kontestin gjyqësor.

Gjykata Komerciale e pati obliguar ndërmarrjen t’ua paguajë 32.5 milionë euro në emër të fitimit të humbur tri kompanive – “Made Kos”, “Made Group” dhe “Arkos” – me të cilat, më 2021 pati lidhur kontratë për bashkinvestim, i cili nuk është kryer.