---
description: Janë bërë një muaj e gjysmë prej kur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka kontraktuar një operator ekonomik për të furnizuar klinikat dhe
title: SHSKUK-ja pret që kontrastin e kontraktuar në nëntor, kompania ta sjellë në fund të javës
image: https://resources.koha.net/images/2023/March/22/qkuk1679514783.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# SHSKUK-ja pret që kontrastin e kontraktuar në nëntor, kompania ta sjellë në fund të javës

![qkuk](https://resources.koha.net/images/2023/March/22/qkuk1679514783.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto - Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

- Nga: [Vlerë Mehmeti](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles) [![Vlerë Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6d25a549-05a9-4fa4-b8fa-9e783d564533.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles)
- 8 janar 2025 19:58
- Shpërndaje në:

- Nga: [Vlerë Mehmeti](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles) [![Vlerë Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6d25a549-05a9-4fa4-b8fa-9e783d564533.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles)
- 8 janar 2025 19:58
- Shpërndaje në:

Janë bërë një muaj e gjysmë prej kur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka kontraktuar një operator ekonomik për të furnizuar klinikat dhe spitalet me kontrast, por ky material vazhdon të mungojë për pacientët. 

Kompania është kontraktuar më 25 nëntor të vitit që shkoj. 

Të mërkurën në një përgjigje për KOHËN, sektori për furnizim me barna dhe material medicinal i SHSKUK-së ka njoftuar se sipas informacioneve të fundit operatori ekonomik është zotuar që deri në fund të javës do ta kryejë liferimin.

Në përgjigjen e tyre thuhet se për vonesat operatori ekonomik është gjobitur. 

“Operatori përkundër që ka hyrë në vonesë, ende nuk e ka liferuar produktin në fjalë. Po i njëjti ka kërkuar shtyrjen e afatin të liferimit me arsyetimin që kanë probleme me prodhuesin, por kërkesa për shtyrjen e afatit është refuzuar nga zyra e prokurimit ... në faqen zyrtare të SHSKUK-së është publikuar lista e shqiptimit të dënimeve sipas Ligjit për prokurimin publik, për të gjithë operatoret ekonomikë që nuk i kanë përmbushur obligimet e tyre e në mesin e tyre është edhe operatori me të cilin SHSKUK ka nënshkruar kontratën me produktin kontrast”, thuhet në përgjigje.

Javën që shkoj KOHA ka raportuar se pacientëve që u duhet të kryejnë disa incizime në QKUK dhe në spitale, për rreth tre muaj, vazhdojnë ta blejnë materialin e nevojshëm që qartëson imazhet e organeve dhe enëve të gjakut. 

[#qkuk](https://www.koha.net/tag/qkuk) [#shskuk](https://www.koha.net/tag/shskuk) [#mungese](https://www.koha.net/tag/mungese) [#kontrast](https://www.koha.net/tag/kontrast) [#Pacient](https://www.koha.net/tag/pacient)

Artikuj të ngjashëm

- [![Prej tre muajsh pacientët e blejnë vetë kontrastin](https://resources.koha.net/images/2024/December/07/083a9246-38f2-4f34-b559-8ee8b1b0bdd9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 dhj 2024 Prej tre muajsh pacientët e blejnë vetë kontrastin](https://www.koha.net/arberi/prej-tre-muajsh-pacientet-e-blejne-vete-kontrastin)
- [![Pacientët ende e blejnë kontrastin që SHSKUK-ja e kontraktoi në nëntor](https://resources.koha.net/images/2023/March/22/qkuk1679514783.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 jan 2025 Pacientët ende e blejnë kontrastin që SHSKUK-ja e kontraktoi në nëntor](https://www.koha.net/arberi/pacientet-ende-e-blejne-kontrastin-qe-shskuk-ja-e-kontraktoi-ne-nentor)
- [![QKUK-ja që një muaj pa kontrast për CT - i anuloi tre tendera](https://resources.koha.net/images/2024/October/18/f73b8bdc-2d47-435c-88ec-b9f045fd2e00.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 18 tet 2024 QKUK-ja që një muaj pa kontrast për CT - i anuloi tre tendera](https://www.koha.net/arberi/qkuk-ja-qe-nje-muaj-pa-kontrast-per-ct-i-anuloi-tre-tendera)
- [![Auditori konfirmon raportimet e KOHË-s për mungesat e ilaçeve në SHSKUK](https://resources.koha.net/images/2026/March/15/20eb718f-2af0-496a-b7a0-c596e816af83.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 tet 2026 Auditori konfirmon raportimet e KOHË-s për mungesat e ilaçeve në SHSKUK](https://www.koha.net/arberi/auditori-konfirmon-raportimet-e-kohe-s-per-mungesat-e-ilaceve-ne-shskuk)
- [![Shërbimi stroke i pafunksionalizuar qe 7 vjet, hapet tender për blerjen e materialeve](https://resources.koha.net/images/2026/April/11/126f1c20-1522-4226-9412-e3e4d31606e6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 gus 2026 Shërbimi stroke i pafunksionalizuar qe 7 vjet, hapet tender për blerjen e materialeve](https://www.koha.net/arberi/sherbimi-stroke-i-pafunksionalizuar-qe-7-vjet-hapet-tender-per-blerjen-e-materialeve)

[Futboll.]() [Vdiq Xhevat Prekazi](https://www.koha.net/futboll/vdiq-xhevat-prekazi)

[Basketboll.]() [Tjetër fitore bindëse e Trepçës](https://www.koha.net/basketboll/tjeter-fitore-bindese-e-trepces)

[Arbëri.]() [Rexhep Rexhepi fiton “Oscarin" e prodhuesve të orëve](https://www.koha.net/arberi/rexhep-rexhepi-fiton-oscarin-e-prodhuesve-te-oreve)

[Shtojca për Kulturë.]() [Epika si strukturë vizuale dhe semantike në veprën piktorike të Gani Sadikut](https://www.koha.net/shtojca-kulture/epika-si-strukture-vizuale-dhe-semantike-ne-vepren-piktorike-te-gani-sadikut)

[Futboll.]() [Enis Rexhepi në Prishtinë: Për Kosovën vendosa me zemër](https://www.koha.net/futboll/enis-rexhepi-ne-prishtine-per-kosoven-vendosa-me-zemer)

[Arbëri.]() [Ramajli për 2 Korrikun: Kuvendin e Kosovës e kishin rrethuar policë të armatosur, na i morën kompetencat](https://www.koha.net/arberi/ramajli-per-2-korrikun-kuvendin-e-kosoves-e-kishin-rrethuar-police-te-armatosur-na-i-moren-kompetencat)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"SHSKUK-ja pret që kontrastin e kontraktuar në nëntor, kompania ta sjellë në fund të javës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/shskuk-ja-pret-qe-kontrastin-e-kontraktuar-ne-nentor-kompania-ta-sjelle-ne-fund-te-javes","datePublished":"2025-01-08T19:58:07+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:00:12+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":264,"author":[{"@type":"Person","name":"Vlerë Mehmeti","url":"https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Janë bërë një muaj e gjysmë prej kur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka kontraktuar një operator ekonomik për të furnizuar klinikat dhe","url":"https://www.koha.net/arberi/shskuk-ja-pret-qe-kontrastin-e-kontraktuar-ne-nentor-kompania-ta-sjelle-ne-fund-te-javes","keywords":"qkuk, shskuk, mungese, kontrast, Pacient","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2023/March/22/qkuk1679514783.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
