KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Училиштата почнуваат со подготовките за грејната сезона, доцнења во снабдувањето и дефекти во бојлерите

училиште

Rezervat e druve dhe peletit nga viti i kaluar pritet t’i ndihmojnë shkollat në nisjen e sezonit të dimrit. Megjithatë, në Prizren ende po vazhdojnë procedurat për furnizimin me pelet, ndërsa në dy shkolla të Fushë-Kosovës janë evidentuar defekte në kaldaja.

Shumica e shkollave në vend pritet ta nisin sezonin dimëror me dru dhe pelet të mbetur nga viti i kaluar, ndërsa komunat janë duke u përgatitur për furnizimin e mëtejmë.

Në Ferizaj, drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, ka thënë se shumë shkolla kanë rezerva të druve nga viti i kaluar, ndërsa për disa të tjera planifikimi i furnizimit është bërë para dy javësh

“Bukur shumë shkolla kanë pasur dru nga viti i kaluar, por për një pjesë të shkollave e kemi bërë planifikimin para dy jave e po besoj që nga java e ardhshme veç fillojmë me ato shkolla që kanë nevojë pak më tepër me i furnizu”, tha Llabjani. 

Ndërkaq, në Prizren, drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj, ka thënë se furnizimi me dru ka filluar, por ende nuk është përfunduar procedura për furnizimin me pelet për muajt në vazhdim.

“Shkolla që i përdorin drut për ngrohje veçse janë duke u furnizuar kurse shkollat të cilat furnizohen me pelet....na e kemi hap thirrjen me kohë kanë aplikuar operatorët por asnjëri prej operatorëve që i ka plotësuar kriteret nuk ka pranuar me marr kontratën për shkak të rritjes së çmimeve, me këtë arsyetim. Të tjerët nuk i kanë plotësuar kriteret për të vazhduar dhe jemi në proces të hapjes së thirrjes përndryshe të gjitha shkollat kanë pelet për me fillu sezon8in dimëror por ne jemi në procedura të prokurimit furnizimin me pelet për muajt në vazhdim”, tha Veselaj. 

Probleme me furnizimin nuk ka në shkollat e Fushë-Kosovës. Megjithatë, dy shkolla në këtë komunë kanë probleme me kaldajat e ngrohjes.

Drejtoria e Arsimit në Fushë-Kosovë ka thënë se bëhet fjalë për shkollën “Selman Riza” dhe paralelen e ndarë fizike të shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Miradi të Epërme.

“Të hënën kam pasur takim edhe sot veç kanë dalur në terren e kanë parë nga afër problemin e defekteve të kaldajave në këto dy pika që i përmenda. Më janë zotuar se nuk janë në gjendje alarmante megjithatë nëse në shkollën “Selman Riza” qenkan dy kalldenja njëra mund të ndizet meqë janë temperaturat e ulta por nuk janë temperature të sezonit dimëror kështu që për këtë fazë mjafton të aktivizohet vetëm në njërën  kalldenjë e në tjetrën do të intervenohet”, tha DKA e Fushë Kosovës. 

Tash e disa vjet, me ardhjen e sezonit të ftohtë, shkollat në Kosovë përballen me probleme në furnizimin me dru dhe pelet për ngrohje. Për pasojë, nxënësit në shkolla të ndryshme shpesh janë detyruar t’i zhvillojnë mësimet në temperatura të ulëta, për shkak të mungesës së ngrohjes.