KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Сејдиу: Не се сметам себеси за дел од процесот за избор на претседател

Беким Сејдиу

Profesori Bekim Sejdiu ka deklaruar se nuk e konsideron më veten pjesë të procesit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, disa orë pasi kryeministri njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi mbështetjen e gjysmës së deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për ta zgjedhur Sejdiun president në këmbim të votimit të projektligjit për Spcialen në lexim të dytë. 

Sejdiu ka thënë se më 14 shtator kishte njoftuar tërheqjen e tij nga procesi i zgjedhjes së presidentit, pasi, sipas tij, nuk ishte arritur marrëveshja mes LDK-së dhe LVV-së, dy partitë që e kishin propozuar dhe mbështetur kandidaturën e tij.

Ai ka treguar se ditëve të fundit ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me krerët e LDK-së, duke theksuar se fillimisht ishte ftuar nga kjo parti në fillim të shtatorit, kur edhe i ishte ofruar posti i presidentit.

“Kam njoftuar krerët e LDK-së dhe kryeministrin Kurti se unë nuk e konsideroj veten pjesë të procesit të zgjedhjes së Presidentit, për arsye të mosarritjes së një marrëveshjeje politike dhe mungesës së përkrahjes së nevojshme në Kuvend”, ka deklaruar Sejdiu.

Прочитајте други ажурирања
ВО ЖИВО: Одлучен ден за претседателот, тензии за Специјалниот

ВО ЖИВО: Одлучен ден за претседателот, тензии за Специјалниот