---
description: Anëtari në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka thënë se krahas organizimit të një procesi sa më të mirë zgjedhor është
title: Rritet për 10 euro pagesa për komisionerë e vëzhgues
image: https://resources.koha.net/images/2025/February/20/dc640432-988d-4dbe-af0b-6078621dc641.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Rritet për 10 euro pagesa për komisionerë e vëzhgues

![Numerimi i votave](https://resources.koha.net/images/2025/February/20/dc640432-988d-4dbe-af0b-6078621dc641.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

ilustrim

Foto: Driton Paçarada

- 4 maj 2026 18:29
- Shpërndaje në:

- 4 maj 2026 18:29
- Shpërndaje në:

Anëtari në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka thënë se krahas organizimit të një procesi sa më të mirë zgjedhor është marrë vendim edhe që të rritet për 10 euro pagesa për të gjithë ata që angazhohen në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Krasniqi në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka thënë po ashtu se kjo vlen për secilin prej funksioneve që ka të bëjë me Këshillet e Vendvotimit, që nënkupton komisionerë e vëzhgues.

Anëtari i LVV-së në KQZ ka deklaruar po ashtu se në buxhetin e paraparë për një proces zgjedhor, 60 për qind e buxhetit parashihen për pagesat e të angazhuarve në zgjedhje.

“Ne kemi marrë një masë shtesë, duke e parë nivelin e jetesës në vazhdimësi, e kemi peshuar pagesën e tyre kundrejt standardeve, ne e kemi rritur për 10 euro secilin prej funksioneve që ka të bëjë me Këshillet e Vendvotimit dhe vetë numëruesit. Pagesa është për të mbuluar shpenzimet e tyre për këtë proces por për kah rëndësia s’ka mjete që mund ta vlerësojnë këtë proces. Në planifikimin buxhetor, 60% janë të parapara për paga dhe pagesa të tjera që kanë të bëjnë për trupa zgjedhore që përfshihen gjatë këtij procesi”, ka thënë Krasniqi.

Për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, KQZ-ja ka planifikuar gati 11 milionë euro shpenzime për organizim.

Në mbledhjen që KQZ-ja e mbajti më 1 maj ka miratuar edhe planin e aktiviteteve. Bazuar në të, fushata zgjedhore e partive politike do të zgjasë 10 ditë, duke nisur nga 28 maji e deri më 7 qershor në orën 7:00 kur edhe hapen vendvotimet.

[Lexo përditësimet tjera![Alban Krasniqi](https://resources.koha.net/images/2026/May/04/2b820d66-658a-4b4e-acfb-101aebdc1584.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Krasniqi – partive politike: Mos i sillni komisionerët e vëzhguesit që po hetohen</h4>Anëtari në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, iu ka bërë thirrje partive...](https://www.koha.net/arberi/krasniqi-partive-politike-mos-i-sillni-komisioneret-e-vezhguesit-qe-po-hetohen)

[#KQZ-ja](https://www.koha.net/tag/kqz-ja) [#Komisionerët](https://www.koha.net/tag/komisioneret) [#vezhguesit](https://www.koha.net/tag/vezhguesit) [#buxheti per zgjedhjet](https://www.koha.net/tag/buxheti-per-zgjedhjet)

Artikuj të ngjashëm

- [![KQZ-ja kufizon shpenzimet e partive për fushatë, një euro për një votues](https://resources.koha.net/images/2026/May/05/8ec7d7fa-3856-4738-b901-7e5726b76986.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 5 maj 2026 KQZ-ja kufizon shpenzimet e partive për fushatë, një euro për një votues](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kqz-ja-kufizon-shpenzimet-e-partive-per-fushate-nje-euro-per-nje-votues)
- [![Gati 11 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme, fushata 10-ditore nis më 28 maj](https://resources.koha.net/images/2026/May/01/b2ef7293-914b-4890-b7ac-757720e63b99.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 1 maj 2026 Gati 11 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme, fushata 10-ditore nis më 28 maj](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/gati-11-milione-euro-per-zgjedhjet-e-parakohshme-fushata-10-ditore-nis-me-28-maj)
- [![Fushata zgjedhore nis nga 28 maji, KQZ-ja thotë se organizimi i zgjedhjeve kalon 10 milionëshin](https://resources.koha.net/images/2026/May/01/b2ef7293-914b-4890-b7ac-757720e63b99.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 maj 2026 Fushata zgjedhore nis nga 28 maji, KQZ-ja thotë se organizimi i zgjedhjeve kalon 10 milionëshin](https://www.koha.net/arberi/fushata-zgjedhore-nis-nga-28-maji-kqz-ja-thote-se-organizimi-i-zgjedhjeve-kalon-10-milioneshin)
- [![Rreth 8 milionë euro, kostoja e zgjedhjeve të parakohshme](https://resources.koha.net/images/2025/November/22/d1987cec-55cb-4788-b5e9-b70ab4c3bb26.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 22 nën 2025 Rreth 8 milionë euro, kostoja e zgjedhjeve të parakohshme](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/rreth-8-milione-euro-kostoja-e-zgjedhjeve-te-parakohshme)
- [![KQZ-ja ua hedh partive përgjegjësinë për “filtrimin” e komisionerëve](https://resources.koha.net/images/2026/June/02/f6e56533-bd04-47d9-858e-3977c22062d3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 2 qer 2026 KQZ-ja ua hedh partive përgjegjësinë për “filtrimin” e komisionerëve](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/kqz-ja-ua-hedh-partive-pergjegjesine-per-filtrimin-e-komisionereve)

[Futboll.]() [Brightoni fiton dhe del në pozitën e dytë](https://www.koha.net/futboll/brightoni-fiton-dhe-del-ne-poziten-e-dyte)

[Futboll.]() [Lëndohet Xhaka, në dyshim kthimi te Zvicra](https://www.koha.net/futboll/lendohet-xhaka-ne-dyshim-kthimi-te-zvicra)

[Futboll.]() [Dy golat e pjesës së parë ia sigurojnë fitoren Milanit](https://www.koha.net/futboll/dy-golat-e-pjeses-se-pare-ia-sigurojne-fitoren-milanit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Gjergj Fishta – personalitet i identitetit dhe i krenarisë kombëtare](https://www.koha.net/shtojca-kulture/gjergj-fishta-personalitet-i-identitetit-dhe-i-krenarise-kombetare)

[Futboll.]() [Liverpooli kthehet te fitorja, mposht Crystal Palacen](https://www.koha.net/futboll/liverpooli-kthehet-te-fitorja-mposht-crystal-palacen)

[Kronikë.]() [Dyshohet se shkaktoi aksident dhe iki nga vendi i ngjarjes, ndalohet më vonë e i gjendet edhe armë](https://www.koha.net/kronike/dyshohet-se-shkaktoi-aksident-dhe-iki-nga-vendi-i-ngjarjes-ndalohet-me-vone-e-i-gjendet-edhe-arme)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Rritet për 10 euro pagesa për komisionerë e vëzhgues","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/rritet-per-10-euro-pagesa-per-komisionere-e-vezhgues","datePublished":"2026-05-04T18:29:02+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:30:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":294,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Anëtari në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka thënë se krahas organizimit të një procesi sa më të mirë zgjedhor është","url":"https://www.koha.net/arberi/rritet-per-10-euro-pagesa-per-komisionere-e-vezhgues","keywords":"KQZ-ja, Komisionerët, vezhguesit, buxheti per zgjedhjet","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/February/20/dc640432-988d-4dbe-af0b-6078621dc641.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
