---
description: Kosova rrezikon 90.3 milionë euro nga Banka Botërore po që se marrëveshja nuk ratifikohet në Kuvend deri më 13 shkurt.Banka Botërore ka konfirmuar për KOHËN se
title: Rrezikohen 90 milionë eurot e Bankës Botërore, 13 shkurti afati i fundit për ratifikim
image: https://resources.koha.net/images/2025/November/19/0ebdad05-edcd-404a-a472-fe2819fc1732.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Rrezikohen 90 milionë eurot e Bankës Botërore, 13 shkurti afati i fundit për ratifikim

![kuvendi](https://resources.koha.net/images/2025/November/19/0ebdad05-edcd-404a-a472-fe2819fc1732.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Driton Paçarada

- Nga: [Valbona Bytyqi](https://www.koha.net/autori/valbona-bytyqi/articles) [![Valbona Bytyqi](https://resources.koha.net/authors/2024/December/31/0115f559-5465-414d-95fd-33e5d05b99d9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/valbona-bytyqi/articles)
- 21 nëntor 2025 20:00
- Shpërndaje në:

- Nga: [Valbona Bytyqi](https://www.koha.net/autori/valbona-bytyqi/articles) [![Valbona Bytyqi](https://resources.koha.net/authors/2024/December/31/0115f559-5465-414d-95fd-33e5d05b99d9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/valbona-bytyqi/articles)
- 21 nëntor 2025 20:00
- Shpërndaje në:

Kosova rrezikon 90.3 milionë euro nga Banka Botërore po që se marrëveshja nuk ratifikohet në Kuvend deri më 13 shkurt.

Banka Botërore ka konfirmuar për KOHËN seafati i fundit i hyrjes në fuqi për mbështetjen financiare për financimin e politikës zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër për Kosovën është 13 shkurti. Kjo mbështetje ishte miratuar nga Banka Botërore më 18 mars të vitit 2024.

“Mbështetja financiare për Financimin e Politikës Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër për Kosovën, e miratuar nga Banka Botërore më 18 mars 2024, është 90.3 milionë Euro. Afati i fundit i Hyrjes në Fuqi për këtë operacion është 13 shkurt 2026. Marrëveshja e financimit do të shkëputet nëse nuk ratifikohet brenda afatit”, thuhet në përgjigjen që ka ofruar Zyra e Bankës Botërore në Kosovë.

Shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje ishte për herë të fundit në Kuvend të enjten në seancën e jashtëzakonshme. Aty kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pati thënë se norma e interesit për këtë marrëveshje ka qenë zero për qind për 12 vjet. Ai ka thënë se ka më shumë se një vit që kjo marrëveshje pret ratifikimin në Kuvend. Kjo seancë dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. E një ditë pas, presidentja Vjosa Osmani shpërndau Kuvendin që prej 9 shkurtit nuk ka arritur ta zgjedhë qeverinë e re.

Presidentja ka caktuar 28 dhjetorin datë të zgjedhjeve të reja. Pra nga data e zgjedhjeve janë afat një muaj e gjysmë për të ratifikuar këtë marrëveshje me 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kosova rrezikon të humbë edhe miliona të tjera nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian. Në një përgjigje për KOHËN dje, BE-ja ka thënë se pa u ratifikuar marrëveshjet në Kuvend, Kosova s’mund të marrë pagesat e para nga ky plan.

[#kuvendi i kosoves](https://www.koha.net/tag/kuvendi-i-kosoves) [#Banka Botërore](https://www.koha.net/tag/banka-boterore) [#kosova](https://www.koha.net/tag/kosova)

Artikuj të ngjashëm

- [![Rrezikohen 90 milionë eurot e Bankës Botërore, nesër afati i fundit për ratifikim](https://resources.koha.net/images/2026/February/11/eb63376d-9261-4b15-9a31-0c45730c275d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 shk 2026 Rrezikohen 90 milionë eurot e Bankës Botërore, nesër afati i fundit për ratifikim](https://www.koha.net/arberi/rrezikohen-90-milione-eurot-e-bankes-boterore-neser-afati-i-fundit-per-ratifikim)
- [![Kuvendi mblidhet në orën 15:00 për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare](https://resources.koha.net/images/2026/February/13/81d89825-922e-4c22-bdec-3f37a56be3d6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 shk 2026 Kuvendi mblidhet në orën 15:00 për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare](https://www.koha.net/arberi/kuvendi-mblidhet-ne-oren-1500-per-marreveshjet-nderkombetare)
- [![Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore](https://resources.koha.net/images/2026/February/12/4a3c82d6-6bec-41e6-98fa-40bcdaa4f2c5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 shk 2026 Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore](https://www.koha.net/arberi/qeveria-miraton-marreveshjen-ne-vlere-90-milione-euroshe-te-bankes-boterore)
- [![Kosova rrezikon t’i humbë 200 milionë euro nga marrëveshjet ndërkombëtare](https://resources.koha.net/images/2025/March/01/445f824e-9064-443f-a969-c1e64fbfe716.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 nën 2025 Kosova rrezikon t’i humbë 200 milionë euro nga marrëveshjet ndërkombëtare](https://www.koha.net/arberi/drejt-zgjedhjeve-pa-buxhet-rrezikohet-humbja-e-200-mln-eurove-nga-marreveshjet-nderkombetare)
- [![Murati: Opozita të reflektojë, Kosova do t’i humbë 90 mln euro hua nëse s’konstituohet Kuvendi](https://resources.koha.net/images/2025/May/01/4e157a10-f2f8-446c-a354-276a23d960a0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 qer 2025 Murati: Opozita të reflektojë, Kosova do t’i humbë 90 mln euro hua nëse s’konstituohet Kuvendi](https://www.koha.net/arberi/murati-opozita-te-reflektoje-kosova-do-ti-humbe-90-mln-euro-hua-nese-skonstituohet-kuvendi)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Rrezikohen 90 milionë eurot e Bankës Botërore, 13 shkurti afati i fundit për ratifikim","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/rrezikohen-90-milione-eurot-e-bankes-boterore-13-shkurti-afati-i-fundit-per-ratifikim","datePublished":"2025-11-21T20:00:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:25:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":349,"author":[{"@type":"Person","name":"Valbona Bytyqi","url":"https://www.koha.net/autori/valbona-bytyqi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kosova rrezikon 90.3 milionë euro nga Banka Botërore po që se marrëveshja nuk ratifikohet në Kuvend deri më 13 shkurt.Banka Botërore ka konfirmuar për KOHËN se","url":"https://www.koha.net/arberi/rrezikohen-90-milione-eurot-e-bankes-boterore-13-shkurti-afati-i-fundit-per-ratifikim","keywords":"kuvendi i kosoves, Banka Botërore, kosova","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/November/19/0ebdad05-edcd-404a-a472-fe2819fc1732.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
