Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar për rrënimin e pesë objekteve te Liqeni i Radoniqit. Sipas minsitres Pacolli, këto objekte ishin të ndërtuara pa leje në pronë publike dhe janë rrënuar nga Inspektorati Mjedisor.
“5 objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike te Liqeni i Radoniqit janë rrënuar sot nga Inspektorati Mjedisor. Pronat publike dhe hapësirat tona natyrore do të mbrohen me vendosmëri. Do të vazhdojmë me aksione të tilla për të vendosur ligjshmëri në çdo cep të Kosovës, duke mbrojtur pronat ujore, burimet e ujit të pijshëm dhe natyrën e bukur të Kosovës”, thuhet në postimin e Pacollit e cila ka bashkangjitur edhe një video në të cilën shihet shembja e njërës prej tyre me eskavator.
-
Косово во превирања во 2004 година
-
Хасани: Доколку имаше чувство за правда, претседателката немаше да дава коментари пред Уставниот суд
-
Бајрами го обвинува Курти дека ја турка земјата кон избори
-
Кадријаџ: Фрлање јајца – спонтана акција
-
Курти никогаш не одговори, но Алијансата размислува да додаде уште еден услов.