Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar që urgjentisht të kryhen hetime administrative në Korporatën Energjetike të Kosovës, pas vdekjes së një punëtori të enjten.
Në një shkrim në Facebook, Rizvanolli ka bërë të ditur se ka kërkuar nga bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut që të jepet llogari nëse konstatohet se ka pasur neglizhencë në punë apo shkelje të protokolleve të shëndetit dhe të sigurisë. Tutje ajo ka thënë se ka kërkuar po ashtu rivlerësim të sigurisë së punëtorëve dhe zbatim rigoroz të masave.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike të punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti. Familjes Ahmeti, të afërmve dhe kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Përderisa presim që organet kompetente të hetojnë këtë rast, nga Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut kam kërkuar që urgjentisht të sigurojnë hetim administrativ të rastit dhe llogaridhënie të plotë në rast se konstatohet neglizhencë në punë apo shkelje e protokolleve të shëndetit dhe sigurisë. Njëkohësisht, nga KEK-u kam kërkuar veprime emergjente për të rivlerësuar masat e sigurisë së punëtorëve dhe për të garantuar zbatimin rigoroz të tyre”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.
Sipas njoftimit të KEK-ut, punonjësi vdiq pasi ka rënë në kontakt me tensionin elektrik gjatë zhvendosjes së disa kabllove.
Brenda një muaji, në KEK kanë humbur jetën tre punëtorë si pasojë e lëndimeve në vendin e punës.
Уште еден работник почина во КЕК
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se edhe një punëtor ka humbur sot jetën në vend...-
KMDRLJ бара истрага против ERO: Сметките за електрична енергија претставуваат сериозна економска злоупотреба
-
Ризваноли бара жртва: Блокадите мора да бидат запрени неколку месеци, се очекува увозот на електрична енергија да биде висок
-
Косово ја повикува Србија да ја спроведе обврската за прекугранична трговија со енергија
-
Владата бара од САД поддршка за гасификација на јаглен, а не за вклучување во регионалната мрежа
-
Министерството за образование апелира до родителите да не брзаат со купување учебници за своите деца.