KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Врнежите од дожд ја заматуваат водата во Раховец, се препорачува да не се консумираат

матната вода

Фото: К.П

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Gjakova" ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut në zonën e furnizimit Hoçë e Madhe në Rahovec, është turbulluar uji.

Kompania ka lutur konsumatorët e kësaj zone që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.

“Pas monitorimit të zonave të furnizimit, veçanërisht atyre që furnizohen nga burimet natyrore, është konstatuar se në zonën e furnizimit Hoçë e Madhe, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, është paraqitur turbullirë e ujit, duke bërë që cilësia e tij të jetë përkohësisht jashtë standardeve për konsum”, thuhet në njoftimin e K.R.U. "Gjakovës".