KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Регистриран прв смртен случај од вирусот Западен Нил во Косово

Клиника за инфективни болести

Është regjistruar vdekja e parë nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë. Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) njoftoi se pacienti ka vdekur më 15 shtator pas hospitalizimit prej pesë ditësh. 

Pacienti, 66 vjeç, ishte hospitalizuar më 10 shtator në Klinikën Infektive me diagnozën meningoencephalitis acuta, në gjendje të rëndë klinike.

Sipas QKUK-së, para hospitalizimit, pacienti ishte trajtuar në mënyrë ambulatore për pesë ditë.

“Në ditën e hospitalizimit janë realizuar ekzaminimet e nevojshme diagnostike dhe është iniciuar menjëherë trajtimi konform gjendjes së tij klinike, si dhe janë realizuar konsultat përkatëse. Në kuadër të ekzaminimeve laboratorike të kërkuara është realizuar edhe analiza RT-PCR për Virusin e Nilit Perëndimor (ËNV), e cila ka rezultuar pozitive”, njoftoi QKUK.

Gjendja shëndetësore e pacientit u raportua tejet e rëndë për çka ka kërkuar edhe trajtim intensiv. 

“Përkundër të gjitha përpjekjeve të stafit mjekësor dhe trajtimit të ofruar, pacienti ka përfunduar me exitus letalis, në orën 08:40 të datës 15.09.2026”, thuhet në njoftimin e Qendrës Klinike.