KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Рама повторно постави столчиња за дијалог пред кабинетот на премиерот

Еди Рама

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur sërish karrige para Kryeministrisë, ku në to ka lënë edhe një herë fletët për dialog me protestuesit.

Rama në videon e publikuar teksa rregullon karriget, ka thënë se asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Rama theksoi se dialogu dje mori përgjigjen e dhunës pasi protestuesit refuzuan takimin duke thyer edhe karriget.

“Ka 1001 pakënaqësi, halle e probleme, arsye për të protestuar. Por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun mes njerëzish që ndajnë të njëjtin atdhje, që duan të njëjtën gjë, si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë. Dhuna është krim i ndëshkueshëm. Dje, dialogu mori përgjigjen e dhunës. Sot dialogu është këtu përsëri. Çdo dhunues do të marrë përgjigje. Përgjigja do të jetë ligjore, do të jetë financiare. Kush shkatërron, do të paguajë. Shqipëria është e të gjithëve”, tha Rama.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë bëri të njëjtën gjë, por protestuesit refuzuan duke i grisur letrat dhe duke i kthyer përmbys karriget.

Прочитајте други ажурирања
Деветти ден од студентските протести во Албанија

Деветти ден од студентските протести во Албанија