Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se protestat në Shqipëri janë kurth i ngritur që kërkon gjak.
“Jam përpjekur të mos përfshihem, por të ndjek e të koordinoj me shumë durim një përpjekje aspak të lehtë për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak. Kërkohet gjak”, është shprehur Rama në një video-live të publikuar në profilin e tij në Facebook.
Ai ka thënë se e njeh mirë historinë e bulevardit, duke kujtuar edhe ngjarjet e 21 janarit.
“Unë e di historinë e këtij bulevardi, e njoh mirë. I kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën më 21 janar, ku pati disa zjarre sporadike, tek-tuk në këtë perimetër, por nuk u prek asnjë institucion, nuk u hodh asnjë molotov dhe nuk u dëmtua e as u dogj askush nga forcat e rendit”, ka deklaruar kreu i qeverisë.
Rama ka pranuar se dëmet e shkaktuara nuk janë të vogla, por ka shtuar se ato do të riparohen.
Ai ka thënë se përballë kësaj dhune qëndrojnë policët.
исто така
Петти ден од протестите, дијаспората повикана на обединување
Protestuesit, Rama i ka quajtur "turmë të maskuar".
“Në këto orë nuk po sfidohem unë, nuk po sfidohet qeveria, por po sfidohet Shqipëria evropiane”, ka thënë ai.
Протестите предизвикаа хаос во Албанија
-
Полицијата користи водни топови и солзавец за да ги растера демонстрантите
-
Рама ги обвинува „странските раце“ за протестите во Албанија: Она што се случува не е случајност
-
Насилни протести во Албанија, 156 повредени и над 150 уапсени за 4 дена
-
Протести избувнаа надвор од Тирана, Рама одбива да поднесе оставка