KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Ќори: Рама се потсмеваше кога протестите беа мирни, неговата оставка е итна

Арлинд Ќори

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk i mori seriozisht pakënaqësinë e qytetarëve kur protestat ishin paqësore. Sipas tij, dorëheqja e Ramës është urgjencë. 

Qori ka thënë se për katër muaj protestat ishin paqësore, por Rama, sipas tij, u tall me protestuesit dhe nuk e mori parasysh pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes dhe sistemit politik në Shqipëri.

“Sa kohë protesta paqësore nuk u mor në konsideratë, ishte çështje kohe se kur kjo protestë do të hynte më radikalë. Ka qenë një realitet i pashmangshëm, por kërkon më shumë urgjencë për një përgjigje politike që do të nisë me dorëheqjen e Ramës”, ka deklaruar Qori në “Interaktiv” të KTV-së. 

Ai ka thënë se kundër Ramës kanë dalë më shumë qytetarë sesa në çdo periudhë tjetër të historisë së Shqipërisë, duke vlerësuar se kjo do të duhej të mjaftonte që kryeministri të jepte dorëheqje që në qershor, kur nisën protestat paqësore.

Sipas Qorit, Rama i ka cilësuar protestat si të nxitura nga “dora e huaj”, si në fazën paqësore, ashtu edhe tani, kur ato, sipas tij, kanë marrë karakter më radikal.

“Shqiptarët sot janë thellësisht të pakënaqur”, ka thënë Qori.

Прочитајте други ажурирања
протест

Насилни протести во Албанија, 156 повредени и над 150 уапсени за 4 дена

Студентските протести во Албанија влегоа во својот четврти ден, проследени со судири...