KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Прашањето „Каде е Идриз Рецај?“ заврши, семејството објавува идентификација на посмртните останки

Кловн

Familja e Idriz Rrecit ka bërë të ditur se janë njoftuar zyrtarisht nga institucionet e Kosovës për mbetjet mortore të gjetura në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

Në njoftimin e djalit të tij, thuhet se në mesin e intelektualëve, mbetjet mortore të të cilëve janë gjetur është identifikuar edhe Idriz Rreci. Mes tjerash, djali i tij ka thënë se pyetjes “Ku është Idriz Rrecaj?”, i erdhi fundi dhe se pas 27 vitesh kanë marrë përgjigjen e pritur gjatë.

“Pas 27 vitesh pritje, dhimbje dhe pasigurie, morëm lajmin nga institucionet tona që nga laboratori i ADN-së në Hagë është konfirmuar zyrtarisht identifikimi i prindit tim, Idriz Rrecaj. Pyetjes “Ku është Idriz Rrecaj?” i erdhi fundi. Pas 27 vitesh, më në fund kemi përgjigjen që e kemi pritur për kaq gjatë. Mirënjohje të thellë për të gjitha institucionet e shtetit dhe për çdo person që ka punuar ndër vite për zbardhjen e fatit të tij dhe të personave të zhdukur”, thuhet në njoftimin e djalit të Idriz Rrecit, Shpëtim Rreci.

Rreci ishte aktivist dhe një nga themeluesit e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Skenderaj. Gjatë luftës ishte angazhuar edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si këshilltar i Jetullah Gecit, komandant i Brigadës 112 “Arben Haliti”. 

Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se analizat e ADN-së kanë konfirmuar se tri nga mbetjet mortore të gjetura në Kalludër dhe Jabukë të Zubin-Potokut u përkasin personave nga grupi i njohur si “Grupi i Intelektualëve”, aktivistë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer nga forcat serbe më 19 prill 1999 dhe që kanë figuruar të zhdukur deri tash. 

Тоа се интелектуалците Идриз Речи, Адем Беќири и Салих Мезиу.