Një kontejneri me mbeturina i është vënë flaka nga protestuesit para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri.
Një numër i madh protestuesish janë mbledhur para Ministrisë, teksa disa të rinj janë parë duke i hequr kubëzat e rrugëve.
Protesta ishte paralajmëruar të niste në orën 14:00.
Më herët ka nisur edhe një protestë e paralajmëruar nga Partia Demokratike. Të dyja palët janë bashkuar te Ministria e Arsimit.