KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Протестот во четврток во Тирана беше претежно мирен, Рама повторно повикува на дијалог

Протест

Фото: Асошиетед прес

Të pakta ishin tensionet dhe përshkallëzimet në ditën e dhjetë të protestës të studentëve në Shqipëri, raporton “Top Channel”. 

Një nga konfrontimet mes protestuesve dhe policisë ishte në bulevardin kryesor të Tiranës. 

Një grup i të rinjve sulmuan me gurë, ndërsa policia u kundërpërgjigj me top uji. 

Kishte dukshëm më pak përshkallëzime se në ditët e kaluara. 

Për të tretën ditë radhazi, të rinjve iu bashkuan edhe pedagogë të universiteteve publike dhe private.

Teksa në universitete ka vazhduar bojkoti i mësimit, ata e cilësuan sheshin e protestës si auditorin më të madh të demokracisë. 

Akademikët kujtuan se protesta është kundër të gjithë klasës politike dhe se organizmi i tyre është i pavarur.

Edhe të enjten u vendosën stola, kësja radhe të gurtë, para Kryeministrisë me ftesën për dialog me kryeministrin Edi Rama. 

Edhe kësaj radhe protestuesit kanë përmbysur stolat. 

Pas incidentit, Rama ka reaguar në rrjetet sociale, duke publikuar një video nga ngjarja dhe duke ironizuar pjesëmarrësit në protestë.

“Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri”, shkroi Rama. 

E burime të “Top Channel” kanë treguar se Rama u ka kërkuar të gjithë ministrave që t’i shkarkojnë drejtorët. Nuk është bërë e qartë se cilat nivele do t’i prekë, nëse bëhet fjalë për një lëvizje të përgjithshme në administratë apo për ndryshime të kufizuara në institucione të veçanta. 

Kërkesa e Ramës erdhi nga Budva e Malit të Zi, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. 

Прочитајте други ажурирања
Деветти ден од студентските протести во Албанија

Dita e dhjetë e protestës në Shqipëri