KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Предлог-законот за Бирото за конфискација на имот може повторно да заврши на Уставниот суд

СОБРАНИЕ

Фото: Дритон Пачарада

Asnjë amendament nuk është propozuar deri tash për Projektligjin për Byronë për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, që është miratuar në lexim të parë të hënën. Në shoqërinë civile thonë se nëse nuk bëhen disa ndryshime, ai sërish mund të kontestohet në Kushtetuese

Përmbajtja e Projektligjit për Byronë për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, është duke u kontestuar në disa nga pikat e saj, pasi Kuvendi e ka miratuar të hënën në lexim të parë. Projektligji ka një dispozitë në të cilën thuhet se ligji zbatohet ndaj pasurisë së pajustifikuar kurdo nga 2008-a e tutje. E kjo, sipas hulumtuesit të Institutit Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, lë hapësirë që mund të hetohet dhe verifikohet pasuria përtej 10-vjeçarit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, kur e ka marrë në trajtim versionin paraprak të ligjit.

Si problem ai e sheh edhe faktin se Projektligj lejon që Byroja të tërhiqet nga verifikimi i pasurisë së dikujt dhe kjo pastaj të quhet procedurë e përfunduar ende pa shkuar në Gjykatë.

“Ky është një element që mund të shkaktojë legjitimim të atyre pasurive që potencialisht mund të jenë të dyshimta nga aspekti i ligjshmërisë, sepse në momentin kur tërhiqet propozimi dhe shkon në Gjykatë dhe Gjykata e vërteton atë tërheqje të propozimit, kjo konsiderohet e vendosur tashmë dhe nuk mund të vendosesh përsëri për një çështje që kanë pushu hetimet”, ka thënë Bugaqku.  

Edhe hulumtuesi i Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Liridon Salihu, thotë se projektligji mund të kontestohet sërish në Kushtetuese. Arsye për këtë përmend barrën e provës te palët e treta e po ashtu edhe mënyrën se si parashihet përzgjedhja e drejtorit dhe komisionit mbikëqyrës.

“Duke qenë se dilemat për të cilat më herët është shkuar ky projektligj, sidomos herën e parë, për shkak të përmbajtjes, janë thuajse të njëjta edhe me draftin aktual të projektligjit, unë vlerësoj që ka gjasa të mëdha që ky projektligj të përfundojë sërish në Gjykatën Kushtetuese dhe Kosova të humbë kohën për krijimin e një mekanizmi të tillë”, ka vlerësuar Salihu.

Ndryshe nga Bugaqku, Salihu thotë se në këtë projektligj nuk janë adresuar komentet e Gjykatës Kushtetuese dhe as Opinionet e Komisionit të Venecias.

Deri në leximin e dytë në Kuvend mund të dërgohen amendamente. Por, në këtë institucion thanë se deri tash nuk është dorëzuar asnjë.

“Amendament në projektligj mund të propozojë deputeti, komisioni parlamentar dhe Qeveria. Amendamentet i adresohen Komisionit përgjegjës-raportues, nëpërmjet Zyrës për propozime dhe parashtresa brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e miratimit në parim, 5 tetor 2026”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit të Kosovës.

KOHA ka kontaktuar edhe me kryetarin e Komisionit për legjislacion, por edhe me anëtarët nga partitë opozitare lidhur me mundësinë e dorëzimit të ndonjë amendamenti për këtë projektligj, por ata nuk u janë përgjigjur pyetjeve.

Koncept-dokumenti për Byronë është hartuar në 2021. Prej atëherë janë bërë ndryshime rrënjësore, meqë fillimisht ishte definuar si institucion që vetë mund të konfiskojë pasurinë e pajustifikueshme.