---
description: Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë 42.3 se për qind të votave të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit, sipas projeksionit të KOHËS, i cili nuk i
title: "Projeksioni i KOHËS: VV 42%, PDK 21%, LDK 20%, AAK-Nisma 6%"
image: https://resources.koha.net/images/2025/February/09/62be8f12-c0cd-49f1-b522-480b6f7ff523.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Projeksioni i KOHËS: VV 42%, PDK 21%, LDK 20%, AAK-Nisma 6%

![Projeksionet](https://resources.koha.net/images/2025/February/09/62be8f12-c0cd-49f1-b522-480b6f7ff523.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 9 shkurt 2025 19:00
- Shpërndaje në:

- 9 shkurt 2025 19:00
- Shpërndaje në:

Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë 42.3 për qind të votave të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit, sipas projeksionit të KOHËS, i cili nuk i përfshin votat nga diaspora. Përkthyer në ulëse të Kuvendit, bazuar në këtë projeksion me margjinë gabimi deri në 2.54 pikë të përqindjes, kjo parti do t’i marrë 47 ulëse.

Në zgjedhjet e 2021-s, Lëvizja Vetëvendosje pati më shumë se 50 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës do të mbetet partia e dytë me 21.3 për qind të votave. Sipas projeksionit, kjo parti ka marrë 23 ulëse në Kuvend.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rritjen më të madhe nga zgjedhjet e 2021-s. Nga më pak se 13 për qind, kjo parti tani numëron 20.4 për qind të votave, bazuar në projeksionin pa diasporën. Në ulëse, sipas formulës së re të Kuvendit, kjo partia po ashtu do t’i ketë 23 ulëse.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe grupet tjera, mbetet fuqia e katërt politike në Kosovë. Kjo parti do t’i ketë 7 deputetë. Ajo i ka marrë 6.3 për qind të votave.

[Edhe ![Projeksioni i KOHËS: Nga sa ulëse do t’i kenë partitë parlamentare](https://resources.koha.net/images/2025/February/09/8aff34c0-9589-4b41-9f00-10d8623637d0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 9 shk 2025 Projeksioni i KOHËS: Nga sa ulëse do t’i kenë partitë parlamentare](https://www.koha.net/arberi/projeksioni-i-kohes-nga-sa-ulese-do-ti-kene-partite-parlamentare)

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/February/09/0e727b9b-9831-452e-b0bb-51f0fc16980c.webp?q=90&w=980)

Subjektet tjera politike nuk kanë kaluar pragun prej 5 për qind për të siguruar ulëse në Kuvend.

Ndarja e ulëseve në Kuvend:

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/February/09/516f4c5c-448f-4be1-a2bb-ae3e038bc996.webp?q=90&w=980)

KOHA ka kryer hulumtimin me 1500 qytetarë deri në tri ditë para ditës së zgjedhjeve. Rezultatet e përgjithshme kanë margjinë gabimi deri në 2.53 pikë të përqindjes. Nga 1500 të anketuarit, 1300 janë shqiptarë, 100 serbë dhe 100 të etnive tjera joshumicë.

Mostra është ndërtuar bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullatës në Kosovë, sipas regjistrimit të vitit 2024.

Mostra është shtresuar në dy nivele bazuar në shpërndarjen e popullatës 18+:

Stratifikimi i parë: Për secilën nën-mostër, stratifikimi fillon nga niveli i komunës.

[Edhe ![Numërimi drejt fundit, VV-ja merr 53 ulëse](https://resources.koha.net/images/2025/February/26/02484abc-af85-4934-a11e-7c3bab1ea606.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 17 qer 2026 Numërimi drejt fundit, VV-ja merr 53 ulëse](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/numerimi-drejt-fundit-vv-ja-merr-53-ulse)

Stratifikimi i dytë: Më pas komunat ndahen në nivel të vendbanimit (urban/rural).

Procedurat e anketimit në terren:

Në secilin njësi të mostrës, përcaktohen pikat e nisjes (për shembull shkolla, xhamia, kisha etj.)

Anketuesit ndjekin metodën sistematike duke vizituar çdo shtëpi të tretë në anën e majtë të rrugës nga pika e nisjes.

Brenda secilës ekonomi familjare, intervista bëhet me të rriturin që ka ditëlindjen më të afërt të radhës me datën e intervistës.

Peshimi pas mbledhjes së të dhënave:

[Edhe ![Edhe më shumë se 40 mijë vota për numërim, VV-ja nga diaspora i mori 4 ulëse](https://resources.koha.net/images/2026/June/10/0ec9ce16-c1ec-4dc2-894e-6c3884693e8d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 16 qer 2026 Edhe më shumë se 40 mijë vota për numërim, VV-ja nga diaspora i mori 4 ulëse](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/edhe-me-shume-se-40-mije-vota-per-numerim-vv-ja-nga-diaspora-i-mori-4-ulese)

Peshimi i rezultateve përdoret fillimisht për të korrigjuar mbipërfaqësimin e grupeve joshumicë, sipas Rekos 2025.

Peshat gjithashtu përfshijnë variabla të tjerë si moshë, gjini dhe komuna, bazuar në pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 në Kosovë

[Lexo përditësimet tjera![VV-ja feston, opozita e kënaqur me rritjen](https://resources.koha.net/images/2025/February/10/2d1f18bb-4d68-4cf2-b32f-cb98a5293530.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>VV-ja feston, opozita e kënaqur me rritjen</h4>](https://www.koha.net/arberi/live-kosova-voton)

[#Zgjedhjet 2025](https://www.koha.net/tag/zgjedhjet-2025) [#VETEVENDOSJE](https://www.koha.net/tag/vetevendosje) [#Partia Demokratike e Kosovës](https://www.koha.net/tag/partia-demokratike-e-kosoves) [#Lidhja Demokratike e Kosovës](https://www.koha.net/tag/lidhja-demokratike-e-kosoves) [#Koalicioni AAK - Nisma](https://www.koha.net/tag/koalicioni-aak-nisma)

Artikuj të ngjashëm

- [![VV-ja ia merr sërish një ulëse PDK-së](https://resources.koha.net/images/2024/May/18/a925e356-dc40-4fe4-b4cb-46e6e3afd695.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 15 qer 2026 VV-ja ia merr sërish një ulëse PDK-së](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/lvv-se-i-shtohet-edhe-nje-mandat-e-peson-serish-pdk-ja)
- [![Votat e diasporës ia shtojnë mandatin e tretë VV-së, AAK-ja humb një ulëse](https://resources.koha.net/images/2026/June/10/dc96e715-3569-40d9-97de-de571d848531.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 14 qer 2026 Votat e diasporës ia shtojnë mandatin e tretë VV-së, AAK-ja humb një ulëse](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/votat-e-diaspores-ia-shtojne-mandatin-e-trete-vv-se-aak-ja-humb-nje-ulese)

[Showbiz.]() [“The Greatest”: Muhammad Ali, nga legjenda e boksit tek ikona e drejtësisë](https://www.koha.net/showbiz/the-greatest-muhammad-ali-nga-legjenda-e-boksit-tek-ikona-e-drejtesise)

[Rajon.]() [Biznesmeni i dënuar në SHBA për raketat e Koresë së Veriut zotëron kompani armësh në Republikën Sërpska](https://www.koha.net/rajon/biznesmeni-i-denuar-ne-shba-per-raketat-e-korese-se-veriut-zoteron-kompani-armesh-ne-republiken-serpska)

[Futboll.]() [Pas humbjes nga Reali, Barça “shpërthen” ndaj Alavesit](https://www.koha.net/futboll/pas-humbjes-nga-reali-barca-shperthen-ndaj-alavesit)

[Futboll.]() [“Derby della Madonnina” i takon Milanit](https://www.koha.net/futboll/derby-della-madonnina-i-takon-milanit)

[Futboll.]() [Autogol nga Hajrizi, gol nga Nivokazi](https://www.koha.net/futboll/autogol-nga-hajrizi-gol-nga-nivokazi)

[Kronikë.]() [Informacionet e qytetarëve çojnë në sekuestrimin e armëve në veri](https://www.koha.net/kronike/informacionet-e-qytetareve-cojne-ne-sekuestrimin-e-armeve-ne-veri)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Projeksioni i KOHËS: VV 42%, PDK 21%, LDK 20%, AAK-Nisma 6%","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/projeksioni-i-kohes-vv-42percent-pdk-21percent-ldk-20percent-aak-nisma-6percent","datePublished":"2025-02-09T19:00:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:15:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":463,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë 42.3 se për qind të votave të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit, sipas projeksionit të KOHËS, i cili nuk i","url":"https://www.koha.net/arberi/projeksioni-i-kohes-vv-42percent-pdk-21percent-ldk-20percent-aak-nisma-6percent","keywords":"Zgjedhjet 2025, VETEVENDOSJE, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Koalicioni AAK - Nisma","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/February/09/62be8f12-c0cd-49f1-b522-480b6f7ff523.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
