Pas disa javësh gërmime në tri lokacione në Kalludër të Vogël dhe Jabukë të Zubin-Potokut, autoritetet pritet që më së largu nesër t’u japin fund gërmimeve
Zhvarrosja e mbetjeve mortore të tre personave pritet t’u japë fund gërmimeve disa javore në Kalludër të Vogël dhe Jabukë të Zubin-Potokut.
Në lokacionin e parë në këtë fshat janë gjetur mbetje mortore të 13 personave, në Jabukë të 4 personave, ndërsa në lokacionin tjetër në fshatin Kalludër të Vogël janë gjetur mbetje mortore të 6 personave.
Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka thënë se procesi i gërmimit, vlerësimit dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore pritet të përfundojë më së largu të premten.
“Pritet që sot ose më së largu nesër të përfundojë procesi i zhvarrosjes dhe vlerësimit të tërë hapësirës apo zonës me interes. Gjatë këtyre ditëve, ekipet janë të angazhuara apo përqendruar në lokacionin e varrit të tretë masiv. E rëndësishme është se tashmë është konfirmuar që mbetjet mortore u përkasin 23 personave, viktima të zhdukjes me forcë. Sigurisht që në ditët e ardhshme do të presim përfundimin e ekzaminimeve mjekoligjore dhe identifikimin përmes analizës së ADN-së”, ka thënë ai.
E në një konferencë për media, ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se armatimi që u konfiskua përreth fshatit Kalludër të Zubin-Potokut, do të ekzaminohet për të konfirmuar nëse i njëjti është përdorur për vrasjen e 23 personave të gjetur në këtë lokacion.
исто така
Пронајдени нови останки на осомничени жртви од војната
“Armatimi që shihni sot para jush është gjetur në 12 lokacione të ndryshme. Nga sot ai do t’i nënshtrohet ekzaminimit dhe analizave të detajuara me qëllim të përcaktimit të origjinës, përdorimit dhe lidhjeve me rastet e hetuara përfshirë edhe ekzaminimin e së paku 23 personave por edhe rasteve të tjera kriminale”, ka thënë Sveçla.
Ministri ka kritikuar Serbinë dhe Listës Serbe për heshtjen e tyre lidhur me zbulimin e varrezave masive dhe konfiskimin e armatimit.
“Është shqetësuese heshtja e shtetit të Serbisë dhe dorës së saj të zgjatur në Kosovë, Listës Serbe, për këto zhvillime, pra për varrezën masive dhe armët e konfiskuara. Heshtja e tyre në fakt është mbështetje e hapur për planifikuesit, organizatorët dhe realizuesit e tyre”, ka deklaruar ai.
Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha, ka treguar se si u zhvilluan hetimet deri në gjetjen e varrezave masive në veri.
исто така
„Барем место за положување цвеќе“ - тројца маченици од масакрот во Кралан се препогребани во Клина
“Lidhur me rastin e zhdukjes së familjes Feka dhe Isufi, hetuesit kanë paraqitur kallëzim penal ndaj një të dyshuari. Pas informacioneve të siguruara kohët e fundit nga puna operative në terren, puna hetimore dhe bashkëpunimi i ngushtë me banorët lokalë, është arritur të sigurohen informacione. Informacionet e grumbulluara për një kohë të gjatë si dhe njohuritë e hetuesve për subjektet, kanë bërë që të arrihet të lokalizohen edhe vendvarrezat e dyshuara. Pas arritjes në lokacion, gjatë vëzhgimit fillestar të sipërfaqes së terrenit, në një afërsi të një përroi, janë vërejtur pjesë kockore dhe pjesë të veshmbathjeve të ekspozuara pjesërisht në sipërfaqen e tokës. Pas ekzaminimit preliminar, është konstatuar se pjesët kockore janë me prejardhje njerëzore dhe paraqesin interes forenzik”, ka thënë Hoxha.
Policia ka bërë të ditur se rastin e çështjes së “grupit të intelektualëve të Mitrovicës” e ka marrë nga EULEX-i më 2018, ndërsa në vitin 2024 është themeluar një ekip i veçantë hetimor.