Pas më shumë se dy dekadash, KFOR-i ka nisur ndryshimin e mënyrës së sigurisë në dy pika të rëndësishme në Kosovë. Policia e Kosovës po integrohet gradualisht në sigurinë e Manastirit të Deçanit, ndërsa KFOR-i ka nisur tërheqjen graduale të pranisë së përhershme nga Ura e Ibrit në Mitrovicë. Të dyja proceset, sipas KFOR-it, do të zhvillohen në mënyrë graduale.
KFOR-i ka nisur procesin e integrimit gradual të Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit, ndërsa paralelisht ka filluar edhe tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të trupave të tij nga Ura e Ibrit në Mitrovicë.
Sipas njoftimit nga KFOR-i, të dyja proceset do të zhvillohen gradualisht dhe në bazë të kushteve të sigurisë në terren, në koordinim të ngushtë me institucionet e Kosovës, Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.
“Përkushtimi i KFOR-it ndaj sigurisë së Manastirit të Deçanit dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve lokale është i palëkundur. Personeli ynë është i pozicionuar mirë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi përkatës, në përputhje me mandatin afatgjatë të KFOR-it të bazuar në OKB. KFOR-i mbetet reaguesi i parë për sigurinë e Manastirit të Deçanit”, thuhet nga KFOR-i.
Sa i përket Urës së Ibrit, që pas 27 vjetësh Policia e Kosovës po fillon të marrë përgjegjësinë për sigurinë në urën kryesore.
KFOR-i ka sqaruar se ky proces nuk nënkupton tërheqjen e tij nga Mitrovica apo veriu i Kosovës, pasi do të vazhdojë të ketë prani të dukshme në të dyja pjesët e qytetit dhe në veri të vendit.
исто така
Како да се сложувате со руски Србин?
“Në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, ky është pjesë e procesit për optimizimin e pozicionimit të KFOR-it. Ky proces do të jetë gradual, i bazuar në kushtet në terren dhe do të koordinohet ngushtë me të gjithë akterët relevantë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”.
Në njoftim thuhet gjithashtu se komandanti i misionit të KFOR-it vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me homologët e institucioneve të Kosovës, por edhe të Serbisë.
Sipas KFOR-it, personeli i tij është i pozicionuar në mënyrë të përshtatshme për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të mundshëm në aspektin e sigurisë.
Ndërkohë, Lista Serbe, ka kundërshtuar tërheqjen apo çfarëdo zvogëlimi të pranisë së pjesëtarëve të KFOR-it në urën kryesore mbi lumin Ibër.
Në një komunikatë për media, kjo parti thekson se ka kërkuar takim urgjent me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, për t’ia përcjellë shqetësimet e komunitetit serb në veri dhe për të kërkuar ndaljen e kësaj mase.
Lista Serbe argumentoi se, për shkak të situatës politike dhe të sigurisë, si dhe tensioneve që në të kaluarën kanë shoqëruar zonën e urës, “çdo vendim për praninë e forcave të sigurisë aty duhet të merret me kujdes”.
Мостот над реката Ибар со години е една од најчувствителните безбедносни точки во Митровица и симбол на поделбата на градот.
Ajo aktualisht është e hapur vetëm për këmbësorë.
исто така
Зошто ја започнавме независноста неподготвени?
Kosova dhe Serbia ishin pajtuar për hapjen e urës për trafik në vitin 2014, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Marrëveshja parashihte rivitalizimin e urës dhe largimin e të gjitha barrikadave të vendosura nga serbët lokalë.
Qeveria e Kosovës së fundmi ka ndërtuar edhe dy ura të tjera pranë urës kryesore.