KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

ПДК продолжува да ги бојкотира состаноците на комисиите, бара обработка на Законот за специјални

jj

Anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Fadil Demaku, kanë lëshuar mbledhjen e këtij komisioni.

Deputetja Ganimete Musliu tha se, ndonëse kishte marrë pjesë në mbledhje për të konfirmuar konstituimin e komisionit, në rrethanat aktuale nuk mund të vazhdohet me punë rutinore të Kuvendit.

Bojkoti i mbledhjeve nga PDK-ja tashmë po ndodh në disa komisione të Kuvendit, pasi që kishin lajmëruar se nuk do të merrnin pjesë pa u proceduar Ligji për Gjykatën Speciale nga Qeveria në Kuvend. 

“Kuvendi, si institucioni më i lartë përfaqësues i popullit, nuk guxon në asnjë formë dhe në asnjë rrethanë të jetë indiferent ndaj zërit të popullit. Sot jemi dëshmitarë të gjithë që jo vetëm në sheshin e Prishtinës, por në të gjitha sheshet e komunave të Kosovës, ose të them më troç, në gjithë Kosovën e edhe në mërgatë, qytetarët e Republikës së Kosovës i kanë drejtuar sytë nga institucionet, i kanë drejtuar sidomos sytë nga ky Kuvend që është edhe njëherë po e përsëris  institucioni më i lartë përfaqësues që del direkt nga vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe kërkojnë që ky Kuvend mos të ketë asnjë prioritet tjetër para shqyrtimit ose plotësim-ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara”, tha ajo. 

Edhe deputeti Fadil Demaku tha se projektligji për Dhomat e Specializuara duhet të jetë prioriteti kryesor i Kuvendit.

“Ky është prioriteti numër një. Çështjet e tjera asnjëra nuk është me nguti dhe të gjitha mund të presin".