KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

ПДК прво бара одобрување на Законот за специјалните, а потоа и од претседателот, но дали има време?

Планираната фотелја за новиот претседател останува пред собраниската сала.

Илустрација

Фото: Дритон Пачарада

Aktvendimi dënues i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, i ka diktuar edhe zhvillimet politike në Kosovë.

Përderisa prej muajsh bëhen diskutime e takime sepse vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje për shkak të afateve të përcaktuara për zgjedhjen e presidentit, Partia Demokratike e Kosovës ishte deklaruar se nuk dëshiron as të takohet më me Lëvizjen Vetëvendosje në lidhje me këtë çështje. Si rrjedhojë, e pati çuar në Kushtetuese edhe çështjen e konstituimit dhe formimit të Qeverisë. Ky institucion i cilësoi si jo antikushtetuese.

Ndërkohë, partia në pushtet, marrëveshje kishte arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës për kandidatin Bekim Sejdiu për postin e presidentit, por deklarimi kundër i gjashtë deputetëve të këtij subjekti politik, bëri që kandidati Sejdiu të tërhiqej. Çështja mbeti pezull, ndonëse kryeministri Albin Kurti së fundmi deklaroi se Sejdiu vazhdon të jetë emri i tyre për këtë pozitë.

Pas aktgjykimit të Speciales, Partia Demokratike e Kosovës i vetofroi 22 votat e deputetëve për ta votuar presidentin, nëse partia në pushtet procedon me ndryshimin e Ligjit për Specialen.

Ekzekutivi të premten mbrëma i hapi rrugë kësaj nisme, por projektligjit tashmë i duhet t’i kalojë disa hapa deri në përfundim.

PDK-ja vazhdon të insistojë që kjo të miratohet në Kuvend në të dyja leximet, e pastaj të votohet për presidentin, por a ka kohë në bazë rregulloreve të përcaktuara për një gjë të tillë?

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka shpjeguar procedurën tutje kur këto nisma marrin dritën e gjelbër nga Qeveria.

Sipas Cakollit koha e mbetur deri më 6 tetor për çështjen e presidentit e bën përmbylljen e procedurës për këtë projektligj “shumë të vështirë brenda afateve të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit”.

Ndryshimet ende nuk janë trajtuar nga komisioni parlamentar për legjislacion. Por nëse po, shqyrtimi i parë i projektligjit në seancë, më së herëti do të mund të bëhej të hënën më 5 tetor.

Megjithatë, sipas Cakollit, shqyrtimi i dytë e miratimi përfundimtar, në bazë të afateve, më së herëti mund të bëhet më 8 tetor.

Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është më 6 tetor, në bazë të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse materialet tashmë veçse janë shpërndarë dhe Komisioni për Legjislacion do ta aprovojë projektligjin, shqyrtimi i tij i parë në seancë mund të të mbahet më së herëti të hënën, më 5 tetor. Pas miratimit në parim, projektligji kthehet në komision për shqyrtimin e dispozitave dhe amendamenteve eventuale, si dhe për shqyrtim nga komisionet e përhershme. Duke respektuar minimumin prej 72 orësh të kësaj procedure, shqyrtimi i dytë dhe miratimi përfundimtar mund të bëhen më së herëti më 8 tetor”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Tutje ai ka shpjeguar se edhe nëse shkohet me miratimin e ndryshimeve me afate më të shkurtëra sesa që janë të përcaktuara, ligji pastaj mund të shkojë në vlerësimin final në Kushtetueses.

“Edhe nëse miratohet me afate më të shkurtra sesa që lejon Rregullorja, ligji gëzon prezumimin e kushtetutshmërisë, derisa gjykata kushtetuese të konstatojë të kundërtën. Për këtë, së paku 10 deputetë mund ta kontestojnë brenda tetë ditësh nga miratimi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur. Nëse kontestohet përmes kësaj procedure, shpallja e ligjit pret vendimin përfundimtar të gjykatës”, ka përfunduar Cakolli.

Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar edhe që presidenti i ri i vendit të zgjidhet deri më 4 tetor, për ta shmangur pasigurinë për ushtrimin e kompetencave të presidentit pas përfundimit të afatit gjashtëmujor.

Për këtë, KDI kërkoi që kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ose palët e tjera të autorizuara ta shqyrtojnë menjëherë mundësinë e paraqitjes së një kërkese vetëm për sqarimin e aktgjykimit të 29 shtatorit të vitit 2026, duke iu referuar praktikës së vitit 2011.

Liderët e partive politike ende nuk kanë arritur një dakordim dhe ende s’është caktuar një seancë për votimin e presidentit. 

Të shtunën kryeministri Albin Kurti, u takua me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Diskutumet përfunduan pa marrëveshje. 

Pas takimit Hamza përsëriti se deputetët e PDK-së janë të gatshëm për ta votuar presidentin, por paraprakisht duhen të miratohen ndryshimet e propozuara nga kjo parti në Ligjin për Specialen.

Nga LDK-ja nuk pati ndonjë deklarim për këtë çështje.

PDK-ja ka kërkuar që Kuvendi të ndryshojë Ligjin për Gjykatën Speciale. Me anë të ndryshimeve ligjore synohet që mandati i saj të kufizohet në trajtimin e krimeve të pretenduara në raportin e Dick Martyt, si dhe të vendoset monitorim ndërkombëtar i punës së saj. 

Ndërsa për krimet e luftës, për të cilat u dënuan katër ish-krerët e UÇK-së, projektligji i propozuar parasheh që ato të gjykohen në Kosovë.