KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

ПДК го поздравува усвојувањето на Декларацијата: Треба да се гласа и за измените на Законот за специјални судови

Демократска партија на Косово - ПДК

Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur miratimin nga Kuvendi të deklaratës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Përmes një deklarate për media ka falënderuar grupet parlamentare, derisa ka deklaruar se radha është e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të cilën e kanë propozuar javën e kaluar.

“Kërkojmë nga Qeveria që ta procedojë pa vonesë në Kuvend dhe nga të gjitha grupet parlamentare që ta trajtojnë e votojnë me urgjencë.  Deklarata shpreh qëndrimin e Kuvendit. Votimi i ligjit është hapi i radhës për t’i dhënë përgjigje institucionale kërkesave që kemi ngritur. PDK-ja do të vazhdojë të angazhohet për mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së dhe për një proces të drejtë ndaj ish-krerëve të saj”, thuhet në njoftim.

Прочитајте други ажурирања
СОБРАНИЕ

ВО ЖИВО: Парламентот ја усвои Декларацијата за пресудата на Специјалниот суд