KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

ПДК бара денешна седница за гласање за измени на Законот за специјални

ПДК

Фото: Дритон Пачарада

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar seancë të Kuvendit sot, 3 tetor, për votimin e ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale në dy lexime. 

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se dërgimi nga Qeveria në Kuvend i plotësim-ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara është një hap i rëndësishëm. Andaj, ka shtuar ajo, procedura në Kuvend duhet të nisë menjëherë. 

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve”, ka shkruar ajo në Facebook.

Musliu-Shoshi ka theksuar se paralelisht me këtë, Kosovës i duhet një strategji e koordinuar juridike dhe diplomatike, me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe për mbrojtjen e së vërtetës për luftën çlirimtare të UÇK-së.

“Nëse vendi shkon në zgjedhje pa e përfunduar këtë proces, rrezikojmë ta pamundësojmë mbështetjen institucionale që ua kemi borxh çlirimtarëve, gjakut të derdhur dhe ëndrrës sonë për liri. Kjo çështje është mbi partitë dhe mbi kalkulimet politike. Këtu nuk ka pozitë e opozitë. Ka interes shtetëror”, shkroi ajo.