---
description: Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, u ka caktuar masën e paraburgimin prej një muaji tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës D.G., A
title: Paraburgim ndaj 3 zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, dyshohen për keqpërdorim detyre e ryshfet
image: https://resources.koha.net/images/2025/July/29/88b6a11d-0e6e-47cf-b6a0-c03c6f1eee35.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Paraburgim ndaj 3 zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, dyshohen për keqpërdorim detyre e ryshfet

![Komuna e Prishtinës](https://resources.koha.net/images/2025/July/29/88b6a11d-0e6e-47cf-b6a0-c03c6f1eee35.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Ilustrim

- 28 janar 2026 18:06
- Shpërndaje në:

- 28 janar 2026 18:06
- Shpërndaje në:

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, u ka caktuar masën e paraburgimin prej një muaji tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës D.G., A.G. dhe B.S., të cilët të martën u arrestuan nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve D.G., A.G. dhe B.S., ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale. 

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Tre zyrtarë të shërbimeve publike në Prishtinë janë arrestuar të martën pas një hetimi disaditor të organeve të rendit. Njëri nga zyrtarët është kapur duke i marrë 2 mijë euro ryshfet nga një punëkryerës, në mënyrë që të përshpejtonte pagesën për të nga Komuna. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ofruar bashkëpunim për organet e rendit, e Lëvizja Vetëvendosje në reagimin e saj ka thënë se ky rast nuk është i izoluar.

[#keqperdorim i detyres](https://www.koha.net/tag/keqperdorim-i-detyres) [#ryshfet](https://www.koha.net/tag/ryshfet) [#Komuna e Prishtinës](https://www.koha.net/tag/komuna-e-prishtines)

Artikuj të ngjashëm

- [![Lirohen nga paraburgimi tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës të dyshuar për marrje ryshfeti](https://resources.koha.net/images/2026/January/30/535a7163-4ce7-4e18-b855-b86bfc129f3b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 pri 2026 Lirohen nga paraburgimi tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës të dyshuar për marrje ryshfeti](https://www.koha.net/arberi/lirohen-nga-paraburgimi-tre-zyrtaret-e-komunes-se-prishtines-te-dyshuar-per-marrje-ryshfeti)
- [![Pezullohen tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u arrestuan për ryshfet](https://resources.koha.net/images/2026/January/28/30d41f29-c7f4-4b04-bb7d-50115082fdab.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 jan 2026 Pezullohen tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u arrestuan për ryshfet](https://www.koha.net/arberi/pezullohen-tre-zyrtaret-e-komunes-se-prishtines-qe-u-arrestuan-per-ryshfet)
- [![Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës, njëri u kap duke marrë ryshfet](https://resources.koha.net/images/2025/September/24/03cc6401-565c-4189-8ecc-62b8dd802c4f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 27 jan 2026 Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës, njëri u kap duke marrë ryshfet](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/arrestohen-tre-zyrtare-te-komunes-se-prishtines-njeri-u-kap-duke-marre-ryshfet)
- [![Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës, njëri u kap në flagrancë me ryshfet](https://resources.koha.net/images/2025/June/11/a6dccd00-717e-457a-95d5-094c5e4eae92.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 27 jan 2026 Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës, njëri u kap në flagrancë me ryshfet](https://www.koha.net/arberi/arrestohen-dy-zyrtare-te-komunes-se-prishtines)
- [![Tre zyrtarë policorë mes gjashtë të arrestuarve për keqpërdorim detyre e ryshfet](https://resources.koha.net/images/2026/April/18/81a0444e-6006-4087-b0cf-46a49fecd29d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 7 maj 2026 Tre zyrtarë policorë mes gjashtë të arrestuarve për keqpërdorim detyre e ryshfet](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/tre-zyrtare-policore-mes-gjashte-te-arrestuarve-per-keqperdorim-detyre-e-ryshfet)

[Arbëri.]() [Mbi 20 mijë gjoba në 10 muajt e parë të 2026-s për kosovarët në Shqipëri](https://www.koha.net/arberi/mbi-20-mije-gjoba-ne-10-muajt-e-pare-te-2026-s-per-kosovaret-ne-shqiperi)

[Arbëri.]() [Një muaj pas premtimit të ministrit Vitia për furnizim, terapi s’ka ende në Onkologji](https://www.koha.net/arberi/nje-muaj-pas-premtimit-te-ministrit-vitia-per-furnizim-terapi-ska-ende-ne-onkologji)

[Arbëri.]() [534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani](https://www.koha.net/arberi/534-mjeke-te-papune-ne-kosove-e-611-te-tjere-te-sistemuar-ne-gjermani)

[Arbëri.]() [Për 2027, buxheti për barna të listës esenciale do të jetë 10 milionë euro më i madh](https://www.koha.net/arberi/per-2027-buxheti-per-barna-te-listes-esenciale-do-te-jete-10-milione-euro-me-i-madh)

[Arbëri.]() [Opozita s’pret që Qeveria t’i realizojë investimet kapitale të planifikuara për 2027](https://www.koha.net/arberi/opozita-spret-qe-qeveria-ti-realizoje-investimet-kapitale-te-planifikuara-per-2027)

[Sporte të tjera.]() [Kosova mposhtet thellë nga Hungaria në Ferizaj](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosova-mposhtet-thelle-nga-hungaria-ne-ferizaj)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Paraburgim ndaj 3 zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, dyshohen për keqpërdorim detyre e ryshfet","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/paraburgim-ndaj-3-zyrtareve-te-komunes-se-prishtines-dyshohen-per-keqperdorim-detyre-e-ryshfet","datePublished":"2026-01-28T18:06:08+01:00","dateModified":"2026-07-11T10:35:03+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":320,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, u ka caktuar masën e paraburgimin prej një muaji tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës D.G., A","url":"https://www.koha.net/arberi/paraburgim-ndaj-3-zyrtareve-te-komunes-se-prishtines-dyshohen-per-keqperdorim-detyre-e-ryshfet","keywords":"keqperdorim i detyres, ryshfet, Komuna e Prishtinës","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/July/29/88b6a11d-0e6e-47cf-b6a0-c03c6f1eee35.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
