KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

СБАШК „се согласува“ со Министерството за образование

Рахман Јашарај

Me ardhjen e ministrit të ri në dikasterin e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka ndryshuar edhe raporti i kësaj minstrie me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka bërë të ditur kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari. 

Jasharaj ka thënë se krahasuar me periudhën kur ministre ishte Arbërie Nagavci, komunikimi i tanishëm me ministrinë është “për çdo lëvdatë”.

Ndryshimin e situatës ai e ka vlerësuar me mbajtjen e disa takimeve mes këtyre dy palëve vetëm brenda një muaji. 

“Është për çdo lëvdatë sidomos kur e krahasojmë me të kaluarën kur ministre ishte znj.Nagavci nuk kishim komunikim fare për vite me radhë, me ardhjen e ministrit të ri z.Çeku, kemi një ndryshim të plotë të situatës, brenda një muaji jemi takuar katër herë, qoftë takime dypalëshe, qoftë në punëtori apo në organizimet që janë bërë. Kemi në atmosferë ndryshe dhe kjo na jep shpresë se do të vazhdojmë me komunikimin, do të vazhdojmë me bisedat dhe do t’i zgjidhim çështjet që do t’i ngrejë anëtarësia”, ka thënë ai në një intervistë dhënë për emisionin “383” me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Ai ka thënë se është diskutuar për strategjinë vendore të arsimit, nga ku pritet të nxirret kontrata kolektive për punonjësit arsimorë e për të cilën thotë se do të duhej që Qeveria ta mbështeste financiarisht. 

“Fillimisht jemi marrë vesh që të bëhemi bashkë të gjithë edhe ne edhe këshilli i prindërve, ishte edhe përfaqësuesi i drejtorive arsimore, ai i nxënësve, i studentëve, i rektorëve, dhe biseduam për idenë që e ka Ministria për ta përgatitur strategjinë e arsimit të Kosovës me ekspertë vendorë që ta kemi edhe ne një strategji vendore të arsimit në mënyrë që të kemi një ngritje të cilësisë. U zotuam që do të bashkëpunojmë ngushtë për këtë strategji, por në të njëjtën kohë jemi zotuar që do të ulemi dhe do të bisedojmë. Tema e parë që do ta bisedojmë është kontrata kolektive, që ta kemi një version të dyja palët dhe pse jo ta nënshkruajmë. Besoj se me të nënshkruar, Qeveria do të jetë ajo që do ta mbështesë financiarisht kontratën kolektive, sepse do të jetë një fitore e përbashkët”, është shprehur ai.

Për mënyrën se si po bëhet shpërndarja e librave, Jasharaj ka thënë se shpreson që të rikthehet strategjia e vjetër, kur fëmijët i kanë marrë ato në shkolla e jo librari.

“Besoj se MASHTI do ta vërejë se kjo mënyrë e shpërndarjes së librave po ka telashe shtesë dhe po ngarkohen shumë edhe prindërit, besoj se në të ardhmen do ta analizojnë këtë mënyrë dhe do ta bëjnë shumë më të lehtë mënyrën e shpërndarjes së teksteve mësimore, në mos tjetër ndoshta sikurse ka qenë dikur kur janë bërë marrëveshjet me botuesit dhe tekstet kanë shkuar në shkolla e jo në librari. Uroj që në javën e parë të kemi tekstet shkollore për shumicën e nxënësve dhe të fillojë mbarë, është lajm i gëzueshëm që nuk do të ketë as protesta as greva”, ka deklaruar ai.