KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Рама се обраќа до Врховниот суд во врска со платите на вработените во НПБ

Перпарим Рама

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga Gjykata Supreme që ta shqyrtojë me prioritet rastin që lidhet me Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB), duke thënë se në këtë çështje janë të përfshira rreth 350 familje.

Rama, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka vizituar NPB-në, ku është takuar me menaxhmentin e ndërmarrjes dhe ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me pagat e punëtorëve. Sipas tij, situata është krijuar si pasojë e një vendimi të marrë para fillimit të mandatit të tij, për të cilin ai pretendon se është i paligjshëm dhe se ka rrezikuar funksionimin e ndërmarrjes.

“Vizitova Ndërmarrjen Publike Banesore dhe takova menaxhmentin për të shprehur shqetësimin tim për pagat e punëtorëve, të cilat janë cënuar si pasojë e një vendimi të paligjshëm të marrë para mandatit tim.  Këtë çështje e kam adresuar në gjykatë që nga fillimi i qeverisjes tonë, sepse kam parë se vendimi dhe procesi janë të PALIGJSHËM dhe e rrezikojnë ndërmarrjen, siç edhe ndodhi. Gjatë gjithë këtyre viteve kam insistuar që gjykatat ta mbrojnë pronën publike. Insistoj edhe SOT”, ka shkruar Rama. 

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore kanë protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës për mosekzekutimin e pagave.  Над 380 работници во оваа компанија не примиле плата веќе два месеци.