KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

ОВЛ-УЧК: Со издигнувањето на Младиќ, Србија директно го загрозува регионалниот мир

Ден на ветераните

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se sjellja e Serbisë me lartësimin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, kërcënon direkt paqen rajonale.

Serbia e ka glorifikuar figurën e Kasapit të Bosnjës, që vdiq në Hagë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë.

Në një komunikatë për media, OVL-UÇK ka dënuar veprimet e Serbisë për nderime shtetërore për Mlladiqin.

“Dënojmë ashpër përpjekjen e turpshme të Serbisë për të lartësuar Ratko Mlladiqin dhe për ta kthyer varrimin e tij në akt nderimi shtetëror. Kurorëzimi i një krimineli të dënuar lufte si hero kombëtar fyen çdo viktimë të tij dhe rehabiliton hapur ideologjinë që prodhoi gjenocid. Beogradi sërish refuzon të përballet me të kaluarën e vet kriminale. Përkundrazi, vazhdon ta ushqejë po atë ideologji që shkaktoi masakrat, dëbimet dhe varrezat masive. Kjo sjellje kërcënon drejtpërdrejt paqen rajonale.  Kujtimi dhe dinjiteti i viktimave nuk negociohen. As tani, as kurrë”, thuhet në reagimin e OVL-së së UÇK-së.

Serbia ka paralajmëruar se krimineli i gjenocidit në Bosnjë, i cili vdiq të enjten, Ratko Mlladiq, do të varroset me nderime të larta shtetërore. Ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiq, e ka konfirmuar këtë njoftim në televizionin ATV të Banja Llukës. Mediat serbe kanë raportuar se djali i Mlladiqit ka kërkuar që ai të varroset në Beograd, pranë varrit të vajzës së tij, e cila pati bërë vetëvrasje më 1994. E presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka shprehur mbështetjen e tij nëse familja kërkon një gjë të tillë. Ai është zotuar për varrim dinjitoz të kriminelit.