Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kishte shpresuar që një grua ta pasojë atë në postin e presidentit dhe është e lumtur që kjo ka ndodhur.
Ajo e ka uruar Justina Shiroka-Pulën që ka marrë postin e presidentes dhe ka thënë se ajo mund të llogarisë në mbështetjen e saj të përhershme.
Në pyetjen pse nuk votuan Lidhja Demokratike e Kosovës, ajo tha se kandidat i kësaj partie ishte Bekim Sejdiu dhe se Shiroka-Pula nuk doli nga një marrëveshje me LDK-në.
“Kemi pasur pozicion politik të partisë sonë ta votojmë vetëm kandidatin tonë. Kemi respektuar institucionin, si institucionalist që jemi. Dëshirojmë vetëm suksese për Republikën e Kosovës. Tash e tutje është mirë që do të kemi stabilitet institucional, rolin tonë do ta luajmë si opozitë ashtu siç kemi paralajmëruar”, tha Osmani nga holli i Kuvendit.