---
description: Mungesa e unitetit mes partive opozitare për çështjen e presidentit e ka minimizuar rolin e saj politik dhe i ka krijuar komoditet Lëvizjes Vetëvendosje, vlerës
title: Opozita pa alternativë të përbashkët për presidentin
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/05/d35d1711-d39e-4619-8b0d-5ee66b7de907.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Opozita pa alternativë të përbashkët për presidentin

![S’ka kuorum, Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin e ri](https://resources.koha.net/images/2026/March/05/d35d1711-d39e-4619-8b0d-5ee66b7de907.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Driton Paçarada

- Nga: [Marigona Brahimi](https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles) [![Marigona Brahimi](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6786821f-a836-4c8e-8e20-d6891758685f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles)
- 28 mars 2026 19:15
- Shpërndaje në:

- Nga: [Marigona Brahimi](https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles) [![Marigona Brahimi](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6786821f-a836-4c8e-8e20-d6891758685f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles)
- 28 mars 2026 19:15
- Shpërndaje në:

## Subjektet politike në opozitë nuk kanë dalë me alternativë të përbashkët për çështjen e presidentit. Njohës të çështjeve politike thonë se mungesa e bashkëpunimit mes tyre ua ka dobësuar ndikimin dhe ia ka lehtësuar pozitën Lëvizjes Vetëvendosje

Mungesa e unitetit mes partive opozitare për çështjen e presidentit e ka minimizuar rolin e saj politik dhe i ka krijuar komoditet Lëvizjes Vetëvendosje, vlerësojnë njohës të çështjeve politike.

Tri subjektet politike opozitare Partia Demokratike, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë ofruar propozime as ndaras e as bashkërisht për emrin e presidentit të ardhshëm.

Njohësi i çështjeve politike Basri Muja thotë se opozita nuk ka mundur të gjejë gjuhë të përbashkët për shkak se ndonjërës nga to mund t’i interesojnë zgjedhjet e reja e ndonjërës stabiliteti institucional.

“Fatkeqësisht në këtë fazë opozita nuk është duke u sjellë si një bllok i bashkuar, i cili në situatën aktuale do të mund të ishte një aktor i rëndësishëm. Kjo tregon jo vetëm për dallime programore e konceptuale, por kjo tregon më shumë edhe për kalkulimet e tyre sepse disa janë më të zëshme për të shkuar në zgjedhje dhe disa sigurisht që e preferojnë stabilitetin dhe vazhdimin e këtij mandati”, ka thënë Muja.

E analisti politik, Afrim Kasolli, thotë se partitë opozitare është dashur që të ofrojnë një kandidaturë konsensuale që do të ishte zor e refuzueshme nga Vetëvendosje.

“Opozita në rastin e temës së presidentit e ka shkatërruar çdo kauzë të përbashkët opozitare sepse subjektet parlamentare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë pajtuar që veçmas dhe ndaras nga njëra-tjetra të negociojnë me Albin Kurtin për temën e presidentit, madje duke e përjashtuar edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, po ashtu një parti parlamentare”, ka thënë Kasolli.

AAK-ja është e vetmja parti që i ka kërkuar pjesës tjetër të opozitës unifikim për çështjen e presidentit.

[Edhe ![Njohësit: Mungesa e unitetit e ka dobësuar opozitën dhe e ka forcuar Vetëvendosjen](https://resources.koha.net/images/2026/February/11/6da46e5d-6f9a-4262-bea8-a2578db43dfb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 mar 2026 Njohësit: Mungesa e unitetit e ka dobësuar opozitën dhe e ka forcuar Vetëvendosjen](https://www.koha.net/arberi/njohesit-mungesa-e-unitetit-e-ka-dobesuar-opoziten-dhe-e-ka-forcuar-vetevendosjen)

PDK-ja ka paralajmëruar se ditët në vijim do ta thërrasë mbledhjen e Këshillit Drejtues, për të formalizuar qëndrimet dhe veprimet e saj politike.

E LDK-ja ka ritheksuar qëndrimin se çështja e zgjedhjes së presidentit mund të zgjidhet vetëm përmes një marrëveshjeje politike me partinë e parë, Vetëvendosjen.

Për ta zgjedhur presidentin kanë mbetur edhe 30 ditë kohë e takimet mes përfaqësuesve të partive ende nuk kanë nisur.

[#Kuvendi i Kosovës](https://www.koha.net/tag/kuvendi-i-kosoves) [#president](https://www.koha.net/tag/president) [#opozita](https://www.koha.net/tag/opozita) [#zgjedhjet](https://www.koha.net/tag/zgjedhjet) [#levizja vetevendosje](https://www.koha.net/tag/levizja-vetevendosje)

Artikuj të ngjashëm

- [![Koci: Opozita e bashkuar të merret vesh me VV-në dhe t’i propozojë emrat për president](https://resources.koha.net/images/2026/April/29/1a648808-9f07-45e6-8f25-2832e55b11f6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 8 kor 2026 Koci: Opozita e bashkuar të merret vesh me VV-në dhe t’i propozojë emrat për president](https://www.koha.net/arberi/koci-opozita-e-bashkuar-te-merret-vesh-me-vv-ne-dhe-ti-propozoje-emrat-per-president)
- [![VV-ja pret nga opozita tre emra për president, PDK-ja e refuzon e LDK-ja i kërkon të përcaktohet](https://resources.koha.net/images/2026/April/03/d73bc0cb-cee4-42e9-a562-ee5d60efe2ce.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 25 pri 2026 VV-ja pret nga opozita tre emra për president, PDK-ja e refuzon e LDK-ja i kërkon të përcaktohet](https://www.koha.net/arberi/vv-ja-fton-pdk-ne-e-ldk-ne-ti-propozojne-tre-emra-per-president)
- [![Afati për presidentin po afron, opozita ia mbyll dyert Vetëvendosjes](https://resources.koha.net/images/2026/March/25/a08b2c6d-fa07-4892-b46f-ddd9e5ad97f7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 pri 2026 Afati për presidentin po afron, opozita ia mbyll dyert Vetëvendosjes](https://www.koha.net/arberi/afati-per-presidentin-po-afron-opozita-ia-mbyll-dyert-vetevendosjes)
- [![15 ditë afat për presidentin, pushteti e opozita pa lëvizje konkrete](https://resources.koha.net/images/2026/March/25/a08b2c6d-fa07-4892-b46f-ddd9e5ad97f7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 pri 2026 15 ditë afat për presidentin, pushteti e opozita pa lëvizje konkrete](https://www.koha.net/arberi/15-dite-afat-per-presidentin-pushteti-e-opozita-pa-levizje-konkrete)

[Futboll.]() [Edhe një ndeshje pa gol, Muriqi kërkon më shumë përgjegjësi](https://www.koha.net/futboll/edhe-nje-ndeshje-pa-gol-muriqi-kerkon-me-shume-pergjegjesi)

[Arbëri.]() [Krasniqi kthehet në Hagë pas katër ditësh vizitë te familja](https://www.koha.net/arberi/krasniqi-kthehet-ne-hage-pas-kater-ditesh-vizite-te-familja)

[Botë.]() [Udhëheqësi i opozitës izraelite dënon sulmet me zjarrvënie në Bregun Perëndimor](https://www.koha.net/bote/udheheqesi-i-opozites-izraelite-denon-sulmet-me-zjarrvenie-ne-bregun-perendimor)

[Shtojca për Kulturë.]() [Tekstet e “Shtojcës për kulturë” të “KOHËS Ditore”, 22 nëntor 2026](https://www.koha.net/shtojca-kulture/tekstet-e-shtojces-per-kulture-te-kohes-ditore-22-nentor-2026)

[Shtojca për Kulturë.]() [“Në lëvizje” strehon gjeneratën e re midis identitetit e kujtesës](https://www.koha.net/shtojca-kulture/ne-levizje-strehon-gjeneraten-e-re-midis-identitetit-e-kujteses)

[Botë.]() [Finlanda paralajmëron se lufta në Ukrainë po përhapet përtej kufijve](https://www.koha.net/bote/finlanda-paralajmeron-se-lufta-ne-ukraine-po-perhapet-pertej-kufijve)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Opozita pa alternativë të përbashkët për presidentin","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/opozita-pa-alternative-te-perbashket-per-presidentin","datePublished":"2026-03-28T19:15:13+01:00","dateModified":"2026-07-10T22:35:03+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":406,"author":[{"@type":"Person","name":"Marigona Brahimi","url":"https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Mungesa e unitetit mes partive opozitare për çështjen e presidentit e ka minimizuar rolin e saj politik dhe i ka krijuar komoditet Lëvizjes Vetëvendosje, vlerës","url":"https://www.koha.net/arberi/opozita-pa-alternative-te-perbashket-per-presidentin","keywords":"Kuvendi i Kosovës, president, opozita, zgjedhjet, levizja vetevendosje","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/05/d35d1711-d39e-4619-8b0d-5ee66b7de907.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
