KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Учениците сè уште не се снабдени со учебници, стари книги се продаваат преку интернет

Учебници и образование

Фото: Илустрација

Librat shkollorë të përdorur nga gjeneratat e kaluara, që nxënësit duhej t’i ruanin dhe t’i kthenin në shkolla në fund të vitit, po shiten në rrjete sociale. Ndërkohë që ka ende nxënës që nuk janë furnizuar me tekste shkollore. Organizata ETEA subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore e konsideron praktikë keqpërdorimi, ndërsa kërkon nga Ministria e Arsimit që ta ndërpresë atë

Librat e përdorur nga gjeneratat e kaluara për nivelin fillor, që supozohej të ktheheshin përsëri në shkolla, po shiten ende në rrjete sociale.

Çmimet për këta libra të vjetër janë të ndryshme, nga 12 euro deri në 20 euro e më shumë, ndonëse, sipas udhëzimit administrativ nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, me përfundimin e vitit shkollor ato duhet të kthehen në shkollë.

Agon Ahmeti nga organizata ETEA, këtë dukuri e ka quajtur keqpërdorim dhe shkelje, pasi prindërit ndër vite janë detyruar t’i kthejnë librat për gjeneratat pasuese.

“Kështu që tekstet e vjetra... edhe nëse kthehen, si me thënë, problemi më i madh sesa kthimi i tyre është... mbajtja e tyre në mënyrë të duhur. Pra, që të minimizohet dëmtimi i tyre, në mënyrë që ato të jenë të përdorshme edhe në vitet pasuese”, ka thënë Ahmeti.

Derisa edhe në javën e dytë të fillimit të vitit të ri shkollor ka ende nxënës që nuk janë furnizuar me tekste.

Sipas drejtorit të Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, vetëm 90 për qind e nxënësve në këtë komunë janë furnizuar me tekste shkollore.

“Sipas informatave dhe raportimeve që kemi pranuar nga shkollat, rreth 90% e nxënësve janë pajisur me tekste të reja shkollore, ndërsa procesi i pajisjes vazhdon edhe për nxënësit e tjerë”, ka thënë Fetahu.

Nga Organizata ETEA kanë thënë se Ministria e Arsimit sa më parë duhet të heqë dorë nga kjo mënyrë e pajisjes me tekste shkollore.

Sipas kësaj organizate, për të katërtin vit radhazi po paraqiten problemet e njëjta dhe se me këtë dëshmohet se kjo formë nuk është funksionale.

“Duket që një pjesë e konsiderueshme e nxënësve, ndoshta rreth 30%, edhe pse ka kaluar një javë nga fillimi i vitit shkollor, ende nuk i kanë blerë as asnjë tekst shkollor, pra janë krejtësisht të papajisur me tekste shkollore. Krahas tyre kemi një numër të konsiderueshëm të nxënësve, prindërit e të cilëve vazhdojnë t’i blejnë tekstet në mënyrë të selektuar. Pra, ata marrin vendime se cilat tekste i konsiderojnë të nevojshme dhe të rëndësishme për procesin mësimor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, të gjitha këto probleme kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Tash e katër vjet, prindërit i blejnë vetë librat shkollorë për fëmijët e tyre, pasi subvencionohen nga Ministria e Arsimit. Më herët, fëmijët i merrnin librat në shkollë.