---
description: Ka nisur në Londër samiti i 12-të i Procesit të Berlinit. Në takim po marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor e të shteteve të Bashkimit Evropia
title: Nis Samiti i Procesit të Berlinit në Londër
image: https://resources.koha.net/images/2025/October/22/14b95f5e-6be4-4d0a-8e5e-f4d20c34448c.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Nis Samiti i Procesit të Berlinit në Londër

![Albin Kurti - Procesi i Berlinit](https://resources.koha.net/images/2025/October/22/14b95f5e-6be4-4d0a-8e5e-f4d20c34448c.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 22 tetor 2025 15:42
- Shpërndaje në:

- 22 tetor 2025 15:42
- Shpërndaje në:

Ka nisur në Londër samiti i 12-të i Procesit të Berlinit. Në takim po marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor e të shteteve të Bashkimit Evropian. Mysafirët janë pritur nga sekretarja e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe e kryeministri Keir Starmer.

Në samitin e 12-të me radhë që nga 2014-a pritet që të diskutohet për paqen dhe stabilitetin në rajon, për luftën kundër krimit të organizuar, bashkëpunimin ekonomik e ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Në Kosovë, nuk janë shprehur pritshmëri për rezultate të mëdha.

Arbëresha Loxha, hulumtuese e lartë në Grupin për Studime Politike dhe Juridike, thotë se në këtë takim kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duhet të adresojë mosimplementimin e marrëveshjeve të arritura më parë.

“Kosova marrë parasysh situatën, problemet me mosnjohjen nga të gjitha shtetet, por edhe problemet të cilat i sjellin në tavolinë Serbia dhe Bosnjë- Hercegovina në veçanti e kanë dëmtuar shumë Kosovën nga përfitimi i pothuajse shumicës së marrëveshjeve që janë bërë në këtë proces. Nikoqirët duhet të ndërlidhin, konsideroj, çdo nënshkrim të marrëveshjes së re, përfitim nga një marrëveshje e re, nga një çkado që del prej procesit me kushtëzim të implementimit të marrëveshjeve paraprake”, ka thënë Loxha.

Në lidhje me synimet e Kosovës nga samiti i sivjetmë, KOHA ka pyetur edhe në Qeveri, por që nga e hëna nuk ka marrë përgjigje.

Loxha thotë se problem mbetet moszbatimi i marrëveshjes nga Bosnjë-Hercegovina për lëvizje me letërnjoftim të kosovarëve, si dhe ajo për njohjen e diplomave të kosovarëve nga Serbia.

[Edhe ![Kurti – Cooperit: Partneriteti me Britaninë, kyç për mbrojtje nga lufta hibride e Rusisë](https://resources.koha.net/images/2025/October/22/bea4f5f0-4965-4943-9cd7-7b124959b745.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 tet 2025 Kurti – Cooperit: Partneriteti me Britaninë, kyç për mbrojtje nga lufta hibride e Rusisë](https://www.koha.net/arberi/kurti-cooperit-partneriteti-me-britanine-kyc-per-mbrojtje-nga-lufta-hibride-e-rusise)

“Nuk është që është duke u bërë mjaftueshëm presion te pala serbe në këtë rast për t’i implementuar dhe qëndruar prapa marrëveshjeve që janë nënshkruar”, ka thënë ajo.

Për dallim prej Bosnjë-Hercegovinës, Kosova ka nisur me zbatimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë nga janari i këtij viti.

Në tetor të vitit të kaluar, gjatë pjesëmarrjes në këtë samit Kosova ka nënshkruar me vendet e rajonit marrëveshjen për qasje në arsimin e lartë në Ballkanin Perëndimor e katër deklarata që lidhen me bashkëpunimin rajonal.

[Lexo përditësimet tjera![Albin Kurti - Procesi i Berlinit](https://resources.koha.net/images/2025/October/22/14b95f5e-6be4-4d0a-8e5e-f4d20c34448c.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Samiti i Procesit të Berlinit në Londër</h4>](https://www.koha.net/arberi/ne-londer-takohen-lideret-e-ballkanit-perendimor-ne-kosove-pak-pritje)

[#Albin Kurti](https://www.koha.net/tag/albin-kurti) [#procesi i berlinit](https://www.koha.net/tag/procesi-i-berlinit) [#ballkani perendimor](https://www.koha.net/tag/ballkani-perendimor)

Artikuj të ngjashëm

- [![Britanisë i rekomandohet të marrë lidership në Ballkan](https://resources.koha.net/images/2025/October/22/67284bcd-070a-469d-8d95-9b68669452d1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 tet 2025 Britanisë i rekomandohet të marrë lidership në Ballkan](https://www.koha.net/arberi/ne-prag-te-samitit-te-procesit-te-berlinit-britanise-i-kerkohet-te-marre-rol-kryesor-ne-ballkan)
- [![Në Kosovë, pak pritje për atë që mund të prodhojë Samiti i Procesit të Berlinit](https://resources.koha.net/images/2024/December/08/25e37d10-8bd9-46be-a39d-f0478ad8709b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 tet 2025 Në Kosovë, pak pritje për atë që mund të prodhojë Samiti i Procesit të Berlinit](https://www.koha.net/arberi/ne-kosove-pak-pritje-per-ate-qe-mund-te-prodhoje-samiti-i-procesit-te-berlinit)
- [![Samiti i Budvës synon t’i japë shtytje marrëveshjeve rajonale](https://resources.koha.net/images/2026/October/21/7459fb53-a993-4934-a37e-0f2ddf9f8d1c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 tet 2026 Samiti i Budvës synon t’i japë shtytje marrëveshjeve rajonale](https://www.koha.net/arberi/samiti-i-budves-synon-ti-jape-shtytje-marreveshjeve-rajonale)
- [![Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit](https://resources.koha.net/images/2026/June/19/db806899-9613-4924-bf69-bb311963d00b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 tet 2026 Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit](https://www.koha.net/arberi/kurti-merr-pjese-ne-samitin-e-procesit-te-berlinit)

[Luftarake.]() [Bullgari Rumenov, fitues i turneut të boksit “Adem Jashari”](https://www.koha.net/luftarake/bullgari-rumenov-fitues-i-turneut-te-boksit-adem-jashari)

[Arbëri.]() [Nga nesër ndërprehen linjat e trenave për shkak të grevës](https://www.koha.net/arberi/nga-neser-nderprehen-linjat-e-trenave-per-shkak-te-greves)

[Futboll.]() [Unitedi pranon dy gola për katër minuta](https://www.koha.net/futboll/unitedi-pranon-dy-gola-per-kater-minuta)

[Futboll.]() [Lille nuk e lë PSG-në të shkëputet në krye](https://www.koha.net/futboll/lille-nuk-e-le-psg-ne-te-shkeputet-ne-krye)

[Luftarake.]() [Kosova fiton medalje të artë në Ballkanikun e karatesë](https://www.koha.net/luftarake/kosova-fiton-medalje-te-arte-ne-ballkanikun-e-karatese)

[Arbëri.]() [Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta](https://www.koha.net/arberi/mot-i-vranet-e-me-reshje-shiu-kete-jave-por-me-temperatura-me-te-larta)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Nis Samiti i Procesit të Berlinit në Londër","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/nis-samiti-i-procesit-te-berlinit-ne-londer","datePublished":"2025-10-22T15:42:15+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:25:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":410,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ka nisur në Londër samiti i 12-të i Procesit të Berlinit. Në takim po marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor e të shteteve të Bashkimit Evropia","url":"https://www.koha.net/arberi/nis-samiti-i-procesit-te-berlinit-ne-londer","keywords":"Albin Kurti, procesi i berlinit, ballkani perendimor","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/October/22/14b95f5e-6be4-4d0a-8e5e-f4d20c34448c.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
