Prokuroria Speciale ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në fshatin Reznik të Vushtrrisë.
Ai akuzohet se më 6 prill të vitit 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe dhe me një tashmë të dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, mori pjesë në vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.S., për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’. Sipas aktakuzës, i pandehuri S.S., më 06 prill 1999 në fshatin Reznik të Vushtrrisë, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe dhe me tashmë të dënuarin nga Gjykata Themelore në Prishtinë S.T., mori pjesë në vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
-
Хоти: Прашањето за конституирање на Собранието треба итно да се упати до Уставниот суд
-
Пратеник од ЛВВ: Читаку може да стане претседател на парламентот
-
Земај: Оние што молчат не го сакаат најдоброто за ЛДК и Косово
-
По тензиите меѓу пратениците, судири се случуваат и меѓу граѓаните во салата
-
Гаши: Време е ЛДК да проговори