KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Од недостатокот на нови книги до употребата на вештачка интелигенција, нови предизвици за културата на читање кај учениците

книга саем

Nxënësit kanë pak motivim për lexim, ndërsa bibliotekat shkollore vazhdojnë të kenë mungesë të literaturës së re. Organizatori i panairit të librit për fëmijë, Agon Ahmeti, thotë se mungesa e kulturës së leximit mbetet shqetësuese, duke theksuar se zhvillimi i teknologjisë dhe përdorimi i inteligjencës artificiale e bëjnë edhe më të rëndësishme aftësinë për të menduar në mënyrë kritike

Mes zgjedhjeve të shumta për lexim në Panairin e Librit për Fëmijë, nxënësja Ema Morina ka zgjedhur librin që rrëfen historinë e Adem dhe Hamëz Jasharit.

Ajo thotë se dëshiron të mësojë më shumë për historinë e Kosovës.

“Për me mësu më shumë për luftën në Kosovë që na tash jemi të lirë për me jetu në Kosovë. Më shumë më ka tërheq kjo me Adem Jasharin për cka e kom ble me titullin Legjenda”, thotë ajo.

E mësuesja e Shkollës Fillore “Bajram Curri” në Fushë-Kosovë, Albulena Prokshi, ka thënë se nxënësit kanë pak motivim për lexim. E panairet e tilla, sipas saj, e rrisin interesimin.

“Me kënaqësi kemi ardhur në panairin e librit bashkë me fëmijët tanë, është një organizim që e bën çdo vit shkolla jonë për shkak që e kemi pa që po motivohen shumë nxënësit duke marrë pjesë në panair e jo vetëm për të lexuar dhe për të krijuar dashurin për librin që nga cikli i ulët, por edhe përmes lojërave dhe aktiviteteve është një ngritje motivimi për ta”, thekson Prokshi.

E drejtori i organizatës ETEA, që ka organizuar këtë panair, Agon Ahmeti, ka thënë se ideja për të erdhi si rrjedhojë e mungesës së kulturës së leximit.

Ai citon hulumtimet e ETEA-s, sipas të cilave, në 22 komuna dhe në të gjitha grupmoshat, 53 për qind e qytetarëve nuk arrijnë t’i përmendin tre tituj librash që kanë arritur t’i lexojnë gjatë gjithë jetës.

“E kemi një situatë ku zhvillimi teknologjik është i jashtëzakonshëm edhe rrezikshmëria është që të gjitha raportet shkencore flasin, që nëse i qasemi inteligjencës artificiale pa një mendim kritik të paktën minimal të etabluar, atëherë rrezikojmë që atë krizë me thellu tutje. Inteligjenca artificiale na jep përgjigje shumë të mira, por libri na mëson me bo pyetje ma të mira, nëse ne nuk dimë me marrë përgjigje të mira, atëherë kemi me marrë përgjigje të këqija”, deklaron Ahmeti.

Ai thotë se nxënësit në shkolla vazhdojnë të përballen me mungesë të literaturës së re.

Sipas tij, bibliotekat shkollore nuk janë mjaftueshëm të furnizuara me botime të reja, ndërsa kostoja e librave shpesh paraqet pengesë edhe për prindërit.

“Shtëpitë botuese kanë filluar hovshëm me botu libra të rinj, botime të reja, me përkthy botime të reja. E shohim që lekturat e reja kanë shumë ilustrime dhe janë të këndshme për fëmijët, por megjithatë në ambientet shkollore kemi një problem që është aspekti financiar. Bibliotekat shkollore janë pak të furnizuara me libra të rinj dhe ne kemi informata që shpesh herë mësimdhënësit që rekomandojnë libra që ndoshta kanë një kosto pak më të lartë, hasë në rezistencën e prindërve e kjo pastaj bjen në një situatë ku pak a shumë furnizohen nxënësit dhe prezantohen me lektura që janë të lexuara edhe nga gjenerata tona, por edhe prindërve tanë”, thotë ai.

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po mbahet në Amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti”, ndërsa për pesë ditë do të ofrojë libra dhe aktivitete kulturore, edukative, artistike e kreative për fëmijë dhe familje.

Në ditën e parë të panairit janë zhvilluar aktivitete me figura publike, aktivitete në fushën e STEM-it, muzikë, vallëzim etj.