KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Нагавци: Оспорувањето на конституирањето на Собранието пред Уставниот суд е чекор што нè води кон блокада

Арберие Нагавци

Фото: Архива

Фото: Дритон Пачарада

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se kërkesat e Partisë Demokratike të Kosovës për vlerësim të kushtetutshmërisë së procedurës së konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë është një hap që vendin e dërgon në bllokadë.

Ajo e ka thënë se qasja e PDK-së është e gabuar. 

“Besoj që kjo është një hap tjetër për të na dërguar prej një bllokade në një bllokadë. Është e qartë që Kuvendi do të duhet të konstituohej sa më parë që ishte e mundur, e po ashtu edhe votimi i qeverisë. Ndërkohë që kemi një qëndrim të një partie e cila, siç jemi dëshmitarë të gjithë, çdo ditë insiston se duhet të konstituohet Kuvendi, dhe në momentin kur kjo arrihet, e gjen të tillë një vegëz për të bllokuar edhe njëherë vendin. Nuk mendoj që kjo është në interes të vendit edhe kjo qasje është e gabuar”, ka theksuar Nagavci. 

Ajo ka komentuar edhe tërheqjen e kandidaturës së profesor Bekim Sejdiut për postin e presidentit, duke thënë se është për keqardhje që personaliteteve të shquara po u pamundësohet kontributi, siç ka thënë, për shkak të interesave partiake.

“Sa i përket çështjeve të tjera, si Lëvizje, në raport me tërheqjen e profesor Bekim Sejdiut prej postit, kemi pasur një deklaratë publike, një qëndrim. E dini është vërtet për të ardhur keq që personalitete të shquara, të cilat janë në gjendje të japin kontributin e tyre për vendin, t’ju pamundësohet një gjë e tillë përtej inateve kryesisht partiake apo të grupeve të ndryshme të interesit. Si Lëvizje, natyrisht se jemi tejet të interesuar që sa më parë të kemi edhe pozitën e presidentit me një president/presidente që do të kryejë këtë detyrë dhe natyrisht çfarë është në mandatin tonë do të vazhdojmë ta bëjmë”, tha Nagavci.

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë.