---
description: "Në reagim ndaj raportimit të publikuar në portalin KOHA më 9 prill 2025, me titull: “Propozimi për më shumë bllok-tarifa kundërshtohet nga shoqëria civile dhe e"
title: Ministria e Ekonomisë reagon ndaj artikullit “Propozimi për më shumë bllok-tarifa kundërshtohet nga shoqëria civile dhe ekspertët”.
image: https://resources.koha.net/images/2022/December/16/Rizvanolli1671179174.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Ministria e Ekonomisë reagon ndaj artikullit “Propozimi për më shumë bllok-tarifa kundërshtohet nga shoqëria civile dhe ekspertët”

![Rizvanolli](https://resources.koha.net/images/2022/December/16/Rizvanolli1671179174.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 11 prill 2025 22:00
- Shpërndaje në:

- 11 prill 2025 22:00
- Shpërndaje në:

Në reagim ndaj raportimit të publikuar në portalin KOHA më 9 prill 2025, me titull: “Propozimi për më shumë bllok-tarifa kundërshtohet nga shoqëria civile dhe ekspertët”, Ministria e Ekonomisë ka për detyrë të sqarojë pretendimin e pabazë të përfshirë në po të njëjtin artikull dhe që dëmton integritetin e institucionit tonë. Ky artikull përmban shpifje lidhur me Ministrinë e Ekonomisë dhe ministren Artane Rizvanolli nën deklaratën e z. Ali Sefaj. Prandaj është me rëndësi që të qartësohet për publikun se propozimi i Ministrisë për shtim të bllok-tarifave nuk ka të bëjë fare me "fitime të KEDS-it" (ose me të hyrat e lejuara të kompanive), por ka të bëjë ekskluzivisht me atë se si shpërndahet barra e rritjes mes grupeve të konsumatorëve. Prandaj, duke konsideruar këto fakte, pretendimi i publikuar në artikullin në fjalë është teknikisht dhe logjikisht i paqëndrueshëm dhe i pabazuar.  Përtej kësaj, pretendimit të publikuar në citatin e z. Sefaj, titulli i artikullit në fjalë nuk është në përputhje me përbërjen e artikullit. Titulli cek që “shoqëria civile dhe ekspertët” kundërshtojnë propozimin për përshkallëzim të bllok-tarifave, ndërsa brenda në artikull përfshihen vetëm citatet e z. Sefaj dhe profesorit z. Ilir Hajdini, i cili flet për ndikimin e shqyrtimit tarifor në biznese, gjë që s’ka të bëjë fare me bllok-tarifat pasi ato aplikohen vetëm për amvisëri. Për transparencë të plotë, propozimi i Ministrisë për shqyrtimin e strukturës tarifore është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe është i qasshëm për publikun në uebfaqen e Ministrisë dhe në kanalet tona zyrtare.

 

 

**KOHA e hapur për qytetarë, aktivistë, profesorë e ministra**

 

[Edhe ![Propozimi për më shumë bllok-tarifa kundërshtohet nga shoqëria civile dhe ekspertët](https://resources.koha.net/images/2024/January/01/rryma1704119675.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 8 pri 2025 Propozimi për më shumë bllok-tarifa kundërshtohet nga shoqëria civile dhe ekspertët](https://www.koha.net/arberi/propozimi-per-me-shume-bllok-tarifa-kundershtohet-nga-shoqeria-civile-dhe-ekspertet)

Artikulli në fjalë i ka të gjitha palët, përfshirë ministren Rizvanolli nga intervista që ka pasur në KTV. Për hir të korrektësisë, KOHA e boton atë pjesë të reagimit të Ministrisë ku adresohet një çështje konkrete, që nuk është diskutuar në intervistë.

Ne mbesim të hapur për fjalën e qytetarëve, aktivistëve, ekspertëve, profesorëve, sikurse edhe për atë të zyrtarëve e ministrave, me qëllim të informimit të drejtë për të gjitha çështjet me interes të publikut. Megjithatë, nuk jemi adresë për zgjidhjen e akuzave dhe masave paralajmëruese për deklarime që konsiderohen të pabaza apo të pavërteta ndërmjet tyre.

[#Artane Rizvanolli](https://www.koha.net/tag/artane-rizvanolli) [#Ministria e ekonomise](https://www.koha.net/tag/ministria-e-ekonomise) [#koha](https://www.koha.net/tag/koha)

Artikuj të ngjashëm

- [![Hajdari: Deklarata e Rizvanollit, parapërgatitje se çmimi i rrymës do të rritet](https://resources.koha.net/images/2026/February/04/41414812-adf4-48b6-9743-75c59c419184.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 shk 2026 Hajdari: Deklarata e Rizvanollit, parapërgatitje se çmimi i rrymës do të rritet](https://www.koha.net/arberi/hajdari-deklarata-e-rizvanollit-parapergatitje-se-cmimi-i-rrymes-do-te-rritet)
- [![Rizvanolli: Mafia energjetike mund të ekzistojë në Beograd, por Kosova s’ka lidhje me të](https://resources.koha.net/images/2025/June/23/70b34cc8-68ee-4171-8e5d-a95b50f3c43d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 qer 2025 Rizvanolli: Mafia energjetike mund të ekzistojë në Beograd, por Kosova s’ka lidhje me të](https://www.koha.net/arberi/rizvanolli-mafia-energjetike-mund-te-ekzistoje-ne-beograd-por-kosova-ska-lidhje-me-te)
- [![Rizvanolli: Oda Ekonomike po u bën presion bizneseve](https://resources.koha.net/images/2025/May/29/39486d59-88d8-409f-9a2f-709c28c5693b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 maj 2025 Rizvanolli: Oda Ekonomike po u bën presion bizneseve](https://www.koha.net/arberi/rizvanolli-oek-u-po-u-bene-presion-bizneseve)
- [![Rizvanolli thotë se po tentojnë ta mbrojnë shumicën nga rritja e çmimit të rrymës](https://resources.koha.net/images/2025/April/08/e362d345-4972-4101-bc4d-2a918df430aa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 8 pri 2025 Rizvanolli thotë se po tentojnë ta mbrojnë shumicën nga rritja e çmimit të rrymës](https://www.koha.net/arberi/rizvanolli-thote-se-po-tentojne-ta-mbrojne-shumicen-nga-rritja-e-cmimit-te-rrymes)

[Sporte të tjera.]() [Kosova me tre sportistë në Lojërat Olimpike për të Rinj](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosova-me-tre-sportiste-ne-lojerat-olimpike-per-te-rinj)

[Arbëri.]() [Supremja e hedh poshtë ankesën e Isufajt për shkarkim](https://www.koha.net/arberi/supremja-e-hedh-poshte-ankesen-e-isufajt-per-shkarkim)

[Arbëri.]() [Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, djali i saj 12-vjeçar merret në kujdes nga shteti](https://www.koha.net/arberi/pas-vrasjes-se-arlinda-zekajt-djali-i-saj-12-vjecar-merret-ne-kujdes-ne-shteti)

[Arbëri.]() [Kurti për shqiptarët në Luginë: Bashkimi s’duhet të përfundojë](https://www.koha.net/arberi/kurti-per-shqiptaret-ne-lugine-bashkimi-sduhet-te-perfundoje)

[Arbëri.]() [Peci: Prokuroria pushoi hetimet ndaj meje, zyrtarët e LDK-së do të përballen me kallëzim penal](https://www.koha.net/arberi/peci-prokuroria-pushoi-hetimet-ndaj-meje-zyrtaret-e-ldk-se-do-te-perballen-me-kallezim-penal)

[Botë.]() [Trumpi thotë se do ta quajë Oqeanin Atlantik “Oqeani Amerikan”](https://www.koha.net/bote/trumpi-thote-se-do-ta-quaje-oqeanin-atlantik-oqeani-amerikan)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ministria e Ekonomisë reagon ndaj artikullit “Propozimi për më shumë bllok-tarifa kundërshtohet nga shoqëria civile dhe ekspertët”.","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/ministria-e-ekonomise-reagon-ndaj-artikullit-propozimi-per-me-shume-bllok-tarifa-kundershtohet-nga-shoqeria-civile-dhe-ekspertet","datePublished":"2025-04-11T22:00:00+02:00","dateModified":"2026-07-10T22:45:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":427,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Në reagim ndaj raportimit të publikuar në portalin KOHA më 9 prill 2025, me titull: “Propozimi për më shumë bllok-tarifa kundërshtohet nga shoqëria civile dhe e","url":"https://www.koha.net/arberi/ministria-e-ekonomise-reagon-ndaj-artikullit-propozimi-per-me-shume-bllok-tarifa-kundershtohet-nga-shoqeria-civile-dhe-ekspertet","keywords":"Artane Rizvanolli, Ministria e ekonomise, koha","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2022/December/16/Rizvanolli1671179174.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
