KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Протестот во Приштина бара фемицидот да се третира како национална вонредна состојба

полицаец - полиција - повреда - апсење - убиство

Фото: Дритон Пачарада

Pas dy rasteve të vrasjeve të grave brenda të njëjtës javë në Malishevë e Prizren, të premten në Prishtinë do të protestohet me thirrjen që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për protestë në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.


Organizimi ka katër kërkesa kryesore:

1. Trajtim të sigurisë së grave si çështje me urgjencë kombëtare dhe si aspekt kyç të sigurisë publike;

Përgjegjësi institucionale dhe funksionalizim të mirëfilltë të zinxhirit institucional që parandalon femicidin, duke përfshirë këtu qendrat për punë sociale;

2. Mirëfinancim të politikave sociale të mirëqenies që zbusin pabarazitë gjinore ekonomike që i mbajnë gratë të kurthuara në dhunë;

3. Kodifikim të femicidit si vepër e veçantë penale;

4. Edukim gjithëpërfshirës në sistemin arsimor që targeton maskulinitetin toksik dhe riformëson marrëdhëniet gjinore mbi parimin e barazisë dhe drejtësisë.


Të dielën në mbrëmje, një grua 25-vjeçare u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Malishevë. I dyshuari qe bashkëshorti i saj që ishte në gjendje kritike shëndetësore, e që të enjten u njoftua se nuk u ka mbijetuar plagëve. Gruaja ishte shtatzënë në javën e 34-t.

Ndërkaq të mërkurën, një 81-vjeçar u arrestua nën dyshimin se e ka vrarë bashkëshorten 80-vjeçare duke ushtruar dhunë fizike.

Според официјалните податоци, од 2010 година, околу 60 жени се убиени во Косово.