KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Еден бизнис во Зубин-Поток е затворен, друг е казнет со 6 илјади евра

бизнис

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka mbyllur një biznes në komunën e Zubin-Potokut, për shkak se ka ushtruar veprimtarinë pa regjistrim në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve të Kosovës.

Tutje po në këtë komunë ka shqiptuar gjobë prej 6.000 eurosh ndaj një tjetri për shërbim të pijeve alkoolike ndaj të miturve dhe ka konfiskuar produkte pa deklarim të prejardhjes.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se këto veprime janë pjesë e angazhimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e një tregu të sigurt, transparent dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

"IQMT u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike që të sigurojnë regjistrimin e rregullt të veprimtarisë së tyre në ARBK, të tregtojnë vetëm produkte me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike“, Се вели во соопштението.