KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Манџука: Нашата совест е чиста, а вие ги напаѓате пратениците на ЛВВ и браќата на мачениците

Фахруш Реџепи

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka ka reaguar pasi protestuesit kapën dhunshëm deputetin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi dhe e drejtuan drejt hapësirës së Kuvendit të Kosovës.

Manxhuka ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë gjithmonë ballëhapur, duke iu referuar kundërshtisë që nga viti 2015 për Gjykatën Speciale, derisa ka vazhduar me “e ju goditni deputetët e LVV-së, ushtarët e UÇK-së e vëllezërit e dëshmorëve”.

Manxhuka është shprehur se ndërgjegjja e tyre politike është e pastër si loti.

“Ballhapur përpara secilës temë. Edhe karshi Gjykatës Speciale. Protestuam me kohë, ngritëm alarmin kur duhej, treguam me vakt. Sot, sërish ballhapur, votuam PËR në propozimin e atyre që më 2015 nuk na dëgjuan. E ju goditni! Goditni deputetët e LVV-së, ushtarët e UÇK-së, të burgosurit politik, vëllezërit e dëshmorëve. Ndërgjegja jonë politike është e pastër. Si loti”, ka shkruar Manxhuka.

Deputeti Rexhepi teksa po dilte nga hapësira e Kuvendit të Kosovës, u kap dhunshëm nga protestuesit për ta kthyer brenda.

Rexhepi ka një vëlla dëshmor i cili ka qenë pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramdani”, një vëlla tjetër veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vetë deputeti Rexhepi është ish i burgosur politik.

Прочитајте други ажурирања
СОБРАНИЕ

ВО ЖИВО: Измените во Законот за вонредни избори се гласаат во принцип, демонстрантите не им дозволуваат на пратениците да си заминат